Aktualitet i ditësPolitikëShqipëria

Berisha zotohet para Azem Hajdarit: Do ta ngremë PD në piedestal, Basha po na poshtëron (VIDEO)

I pranishëm është ish-lideri demokrat Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij, është zotuar se do ta ngrjë PD në pidestalin që meriton.

“Merreni këtë prani këtu sot si një zotim para tribunit tonë, që në PD do ta ngrejnë në pediastalin që ajo meriton.

Demokratet dhe demokratët nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata, por të ecin të sigurtë më të sigurtë se kurrë, më të vendosur së kurrë për të përmbysur regjimin e pazareve dhe kakistokracisë”, tha ai.

Berisha shoqërohej nga familjarë të Azem Hajdarit mes të cilëve dhe djali Kiri Hajdari dhe qindra demokratë.

Ndërkohë që Basha shkoi në mëngjes herët dhe fshehurazi, ndërsa shoqërohej nga vetëm 6 persona.

Fjala e Berishës:

Erdha për tu përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të revolucionit demokratik të Dhjetorit ’90, udhëheqësit të lëvizjes studentore, prijësit të asaj lëvizje, Azem Hajdarit dhe sivllaut të tij në ideale, në besnikëri, Besim Çerës, të cilët u ekzekutuan këtu 23 vite më parë nga falangat me uniformë të qeverisë së PS.

Azem Hajdari do jetojë përjetë si një simbol i kurajo dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë, për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlera të saj. Askush në histori si individ nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve aq sa ka bërë Azem Hajdarit me guximin e tij dhe studentët liberatorë të Dhjetorit ’90.

Por nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr dhe një domethënie më të madhe se asnjëherë. Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj dhe është në nderin, detyrën e demokratëve, demokrateve kudo që janë të ngrihen, të ngrejnë kokën lart. Trashëgimnia e tyre e shkëlqyer do të ju japë nder dhe frymëzim demokratëve në çdo kohë.

Natyrisht një poshtërim i pandëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirive, të drejtave ligjore dhe interesit kombëtar siç është PD, ka ndodhur dhe jam i sigurtë se anëtarët, mbështetësit drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor, antiligjor, antidemokratik të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, atë të vetin personal./albeu.com

Huazuar www.albeu.com

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: