AktualitetPersonaliteteShqipëriaSport dhe Fitnes

14 gusht 2021, Ferit Keta duel për sportin dhe turizmin

Në Kalanë e Bashtovës, Ferit Keta do të kërkojë titullin botëror në kikboks

Event që do t’i japë një shtysë të madhe turizmit arkeologjik, kulturor dhe veror një prej zonave më të byukura dhe të vecanta të Shqipërisë. Me një bregdet fantastik por edhe një sit arkeologjik interesant, Bashkia e Rrogozhinës shpreson që sporti t’i japë një dorë në misionin për të ringritur një sector që mori një shuplakë të madhe prej pandemisë.Në datën 14 gusht në Kalanë e Bashtovës, e vetmja në Ballkan e ndërtuar në një zonë fushore rreth 5 shekuj më parë, do të zhvillohet dueli i vlefshëm për titullin botëror të gjerdanit IKBF, një nga federatat më të vjetra të kikboksit në botë me eksperiencë 30 vjecare dhe një historik të pasur në këtë sport.

Ferit Keta do të sfidojë holandezin e lindur në Surinami, Guillerme Blokland. Ndoshta kjo do të jetë edhe përballja më e vështirë në karrierë për boksierin nga Bluqiza që ka në duart e tij shansin e artë për t’u ngjitur në majën e botës në një sport pak të njohur nga shqiptarët. Në logon “Duel në themel” që synon promovimin e trevave shqipatare nëpërmjet vlerave të sportit, promotori Ismail Keta ka zgjedhur këtë herë kalanë e vecantë në zemër të Shqipërisë që në 14 gusht do të hapë dyert pëer evenimentin e rëndësishëm. Një inisiativë që Bashkia e Rrogozhinës e ka mbështetur për të promovuar dhe nxitur turizmin në zonën e Vilë Bashtovës dhe plazhit të Spillesë.

Sporti është një shpikje jo vetëm për të mbajtur në jetë trupin por edhe ekonominë e turizmin e një vendi të mbuluar nga thesaret e pazbuluar dhe Kalaja venedikase e ndërtuar vetëm pak metra larg grykëderdhjes së Shkumbinit është vetëm një prej tyre. Kundërshtari 29-vjecar, i Ferit Ketës prezantohet në këtë duel me 14 fitore dhe 4 humbje në karrierën e tij ndërsa eksperienca e madhe që ai ka në ring e rrit ndjeshëm shkallën e vështirësisë së këtij dueli. Në krahun tjetër, Ferit Keta në boksin profesionist ka një rekord peferkt prej 14 fitoresh dhe asnjë humbjeje do të rikthehet në kickbox për të tentuar një gjerdan shumë të cmuar.

lajm i huazuar nga https://sport.rtsh.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: