Lajme nga DibraVizito Dibrën

Turizmi kurativ “Llixhat e Peshkopisë”

Zona e Dibrës është e njohur për turizmin kurativ, që shfrytëzon burimet termale të Llixhave të Peshkopisë, dhe ku pushojnë rreth 12,000 pushues në vit nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe Kosova dhe Maqedonia. Në luginën e përroit të Llixhave ose siç njihet “Lugina e Shërimit” nga popullsia lokale, ështëburimi i famshëm termal i Llixhave, që kanë një temperaturë rreth 40 ºC, me përmbajtje kripërash dhe gazrash të tretura në to. Në këtë territor ndodhet dhe kompleksi balnear i llixhave që është pronë e bashkisë Peshkopi, dhe ku afrohen të gjitha shërbimet e nevojshme duke filluar nga pishina, vaska, masazhi, balta dhe shërbimi mjekësor. Cilësia e ujit të Llixhave të Peshkopisëështë nga më të mirat në Europë.Natyra e këtij turizmi është kurative, kryesisht për kurimin e dhimbjeve reumatizmale dhe frekuentohen nga një shtresë e gjerë e popullsisë. Numri më i madh i pushuesve janë të moshës nga 45-70 vjec dhe janë më shumë pushues që vijnë nga pjesa e Shqipërisë Veriore, Tirana, Durrësi, Kosova, dhe Maqedonia. Ky turizm është sezonal dhe frekuentohet kryesisht në vjeshtë(Shator-Nëntor) dhe në periudhën e pranverës në sezonin (Mars-Qershor). Akomodimi dhe shërbimi turistik, është në gjendje të kënaqshme dhe ofrohet nga një numër ikonsiderueshëm hotelesh dhe shtëpi pritëse. Në zonën e përroit të Peshkopisë janë të ndërtura rreth 300 shtëpi pritëse (të madhësive të ndryshme) dhe 7 hotele me afro 60 shtretër që u shërbejnë pushuesve. Në këto ambjene shërbimi ofrohet i plotë ditor (duke përfshirë fjetje, ushqim, dhe terapinë e ujit të ngrohtë). Kostoja e shërbimit nuk është e lartë, që i përgjigjet mundësive të klientelës duke variuar nga 10-13 Euro në ditë, për një paketë 10-ditore pra 100-130 Euro për person me të gjitha të përfshira.

Share ! 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: