PersonaliteteReklamat tonaSocial kulturoreThenje dhe aforizma

Pjekuri dibrane !

Në konak te burrave hyni nji burrë i ditun, Qazim Përnezha. Atij nuk i
kishte dhanë Zoti fmi. Iu drejtue babës se djalit te dekun e i tha:
  • Kush ka le, do te des. Kjo asht për të gjithë. Ti, në vend që të falenderosh Zotin që të gzoi me at’ djalë njizet vjet, idhnohesh etregohesh mosmirnjohs. Mue, të më kishte gzue Zoti njizet vjet, si ty, kur t’ma merrte, do t’i dretohesha me fjalët: “O Zot, te faleminderit që më gzove kaq vjet. Ti ma dhe, ti ma more. Të gjithë të tutë jemi!”
  • Nuk e ke keq, – i tha i zoti i mortit. – Ene ne qoftë se nuk e ke gjetetamam, theve heshtjen. Asht ndryshe kur nuk e ke nji gja, se nuk ia di vlerën. Kur e ke e ta marrin, asht ma keq.
  • Po fmia asht dhurata e Zotit, -tha Qazim Përnezha.- S’e pate, ta dha,prandaj mblidh mendjen se ka ene ma keq.Nuk di kush qaka ma keq se me të dekë djali njizet vjeç e me jetuebaba tetdhetë, – tha nji burre ne konak.Ne atë dekik ne konak hyni nji budall i katundit që shkote derë më derë.Nuk ishte i vetdijshëm ç’kishte ndodhë, po, meqë kishte pa njerzit tue hy e tue dalë, hyni ene ai në konak. Mbushi duert me cigare qe i dhanë, e doli jashë tue këndue. Ishte gjysmlakuriq e jargët i shkonin për goje. Fmit’ e katundt i shkonin përmbrapa zogjori e ai zbulonte vendet ma të turpshme të trupit për “inat” të tyne…
  • Kjo asht ma e keqja, – tha nji prej burrave.
  • Bani muhabet, burra, se vërtet paska ene ma keq, – tha baba i djalit të dekun e, nga ai çast, dhimbja sikur u ba ma e përballueshme.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: