Thenje dhe aforizmaTurizëm

Zoti e bëftë mejr !

Sejcolli ka mendjen e vet !

Nji njeri kishte marrë spatën e kishte hipun në nji arrë e fillon e pret degën ku kishte vu kambët. Kalon andej nji katundar i veti e nuk i foli. Ky që priste degën, i thotë:

– Pse nuk më thue: “Puna e mbarë!? ”

– Ti nuk po ban punë te mbarë. Po preve atë degë, do te bijesh e do
te thyejsh qafën”.
“Zotit i kishin thanë se vetëm nji gja asht nda pa hile në këtë botë e kjo asht mendja. Asnji njeri nuk ankohet se nuk ka mend e nuk do ma shumë se ç’ka. Për me e vërtetue këtë, Zoti çoi në nji lagje nji engjull. Ky i mblodhi gjithë njerzit, ua mori mendjet e ua vuni në nji guvë prej guri. Kur u tha te shkonin t’i merrnin, u çudit, se ene ai ma budalli, shkote e merrte mendjen e vetë, asnji nuk mori mendjen e huaj.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: