Aktualitet i ditësLajme nga DibraPersonalitete dhe ShowBiz

Almira Xhembulla per Dibrën dhe dibranët

Fjalimi i saj në parlament

Fjala ime ne seancën dedikuar shqëtësime të qytetarëve dhe problematikave në zonë. 28 Tetor 2019?

I nderuar Kryetar i Kuvendit
Te nderuar kolege
Te dashur qytetare
Java e gjelbert po na jep mundesine qe te kemi me shume kohe produktive ne zonat qe perfaqesojme. Eshte e veshtire te kesh kohe te mjaftueshme e takime cilesore me zgjedhesit apo edhe me perfaqesuesit e institucioneve lokale kur je deputet i nje zone te larget.
Nuk dua ta nis fjalen time me fjali te tipit jemi zone e varfer, kemi numrin me te madhe te qytetareve qe marrin ndihme ekonomike, kemi probleme me infrastrukturen apo me sherbimet.
Besoj qe edhe bashkeqytetaret dibrane nuk e duan kete. Dibranet jane punetore, Dibra ka burime natyrore te jashtezakonshme, ka prodhime bujqesore nder me cilesoret dhe ka djem e vajza, qe po na bejne krenar me modelet dhe vizionin qe kane per ta pare Dibren destinacionin e preferuar turistik te shqiptareve dhe te huajve. Ne në bashkepunim me bashkite po perpiqemi maksimalisht ti ndihmojme e ti mbeshtesim keta nisma.
“Rruga e Arbrit” investimi me i madhe i qeverise ne infrastrukture eshte endrra qe po realizohet, por eshte edhe sfida e madhe e dibraneve per te qene te pergatitur perpara kesaj mundesie te jashtezakonshme.
Puna ka nisur dhe modelet e para jane ngritur.
Vetem kete vit nepermejt fondeve te AZHBR, por edhe te skemes kombetare jane mbeshtetur nje sere nismash si ne agroturizem ashtu edhe ne bujqesi , blegtori dhe bletari. Ka gjithashtu nje numer ne rritje te inisiativave private per te ndertuar bujtina e kampingje si edhe investime ne dhoma frigoriferike apo te nismave te artizanatit
Po pikerisht ky sektor i cili eshte prioritet i zones perballet ende me nje numer te madh sfidash e pengesash. Edhe pse vitet e fundit nderhyrjet dhe investimet ne ujitje kane qene te medha serish kemi probleme.
?Mendoj qe eshte e nevojshme te behet projektimi dhe shtimi i projekteve ujitese me 2000 ha
?Gjithashtu. Projektimi dhe financimi I ndertimit te rrugeve me problematike per transportin e prodhimit bujqesor: Selishte-Peshkopi; Rec-Peshkopi,Lure-Peshkopi, kater fshatrat e Belloves-Peshkopi, Ceren-Tejs.
?Dua te ndaj nje lajm shume te mire qe ne kuader te nismes te 100 fshatrave para dy ditesh filloi projekti asfaltimit dhe i sitemimit te rruges se Radomires, projekt ky i financuar nga fondi Shqiptar i Zhvillimit. Premtim I mbajtur ndaj nje kerkese te vazhdueshme nder vite.
?Tjeter domosdoshmeri eshte projektimi dhe ndertimi i dy tregjeve bujqesore dhe nje treg kafshesh, me standarte te sigurise ushqimore.
?Nje shqetesim tjeter qe me kane shprehur fermeret eshte edhe mungesa e laboratorit te analizave ne zyrat lokale.

Edhe pse kemi disa projekte serioze dhe investime te mbeshtetura nga AZHBR, mendoj qe eshte e rendesishme qe AZHBR te kete strukture te plote rajonale e infrastrukture, duke garantuar rritjen e numrit te aplikimeve dhe investimeve ne ferme e biznes ku orientimi nga tregu te jete prioritet.
Ndërkohë disa investime te nevojshme qe fermeret Dibran te jenë konkurent ne treg jane:
-Ne fushen e grumbullimit te prodhimeve. Nevojitet mbulimi I nje kapacitet mbi 10.000 ton.
-Ne fushen e ndertimit te frigorifereve. Nevojitet mbulimi I kapaciteti mbi 10.000 ton.
-Ne fushen e perpunimit te frutave: nje kapacitet prej me shume 3000 ton prodhim
-Ne fushen e perpunimit te qumeshtit: nevojitet nje kapacitet perpunimi I ri, per 10-15 ton ne dite
Ndihem keq kur shoh qe tregut te kryeqytetit i mungojne prodhimet tona cilesore dhe nga ana tjeter prodhimet tona mbeten pa shitur.
?Ne bashkepunim me bashkite dhe zyrat e AREB po behen perpjekje per te gjetur mundesi e hapesira per tregje e kontrata po mungesa e bashkepunimit mes fermereve dhe mungesa e besimit mbeten akoma nje nga problemet kryesore te sektorit.
?Mendoj qe ka ardhur koha ku edhe nepermejt hapesirave qe krijojne skemat e IPARD-it te mendohet seriozisht per ferma model te certifikuara si organike. Ne Diber ka shume mundesi e hapesira vecanerisht me mishin dhe bimet aromatiko-mjekesore.
?Dimri po afron dhe ne Diber disa nga banoret I shqeteson me te drejte pamja jo e mire e hapesirave te mbuluara nga drute rreth e qark pallateve. Ky eshte nje shqetesim, por mendoj qe shqetesimi me madhe eshte, KU PRITEN KETA DRURE DHE DËMI QE PO I BEJME VETES
Konsumi i druve të zjarrit (nga shkurret dhe pyjet e lisit) vlerësohet të jete mjaft më i lartë dhe mbi dy herë më shumë se mundësia teknike. Pyjet më të mirë të llojeve ah, pishë e zezë dhe bredh kanë pësuar një pakësim drastik si në sipërfaqe, ashtu dhe në vëllim drusor, si rezultat i prerjeve të paligjshme.

?Mendoj qe duhet te mendohet per sa me shume burime alternative per ngrohje e skema mbeshtetese per energjine e rinovueshme.

E meqe tani per pak fillon edhe sezoni i mbjelljeve ne pyje duhet te bejme maksimumin qe ta perdorim kete kohe per ndergjegjesim, mbjellje por edhe pastrime ne pyje.???

Mjedisi por edhe turizmi nuk zhvillohen pa nje menaxhim te qendrueshem te burimeve natyrore.???

Por zhvillimi i kapaciteteve turistike dhe krijimi i fermave model kerkon separi burime te trajnuara njerezore.

?Une jam e lumtur qe se shpejti do te filloj rikonstruksioni total i Shkolles Profesionale “Nazmi Rushiti” dhe gjej me vend te falenderoj ministrine e financave per mbeshtetjen dhe stafin pedagogjik per profesionalizmin.?

Sot ne fjalen time u ndala ketu meqenese eshte sezoni i vjeljeve, sezoni i mbjelljeve ne pyje por edhe u çel thirrja per aplikim prane skemave te IPARD’it .

Por me gjithe perpjekjet tona te jem e sinqertë, ështe rruga ajo qe do na i hap mundesite e do na jap shanse te jemi konkurues ne tregun kombetar, por edhe te kemi me shume burime njerezore ne zone, inxhinjerë, mjekë, agronomë, por edhe force krahu.
?Nderkohe dua te sjell ne vemendje qe eshte e rendesishme te parashikohet ne buxhet edhe segmenti Herbel-Peshkopi.

Dibra eshte mirenjohese per rrugen, por kerkon vemendje e mbeshtetje vecanerisht ne krijimin e besimit te mundesive per te rinjte per tu punesuar e per te patur nje jete cilesore ne Diber.

Kam nje falenderim per te gjithe ata qe jane bere pionier te zhvillimit e me krenari e besim po krijojne modelet e para te suksesit.????‍♀️

Dua te falenderoj kryeministrin qe edhe personalisht i ka degjuar keto zera vizionare e i ka mbeshtetur.

Uroj qe edhe strukturat lokale te jene te vemendshme mjaftueshem per te ndihmuar e per ta lehtesuar proçesin e zhvillimit te ketyre nismave.

?Puna vazhdon per te bere Dibren qe duam…

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: