Thenje dhe aforizma

đŸš©FjalĂ« tĂ« urta tĂ« mbledhura nga Shaqir Skarra

👉KĂ«rko e kĂ«rko, vendin tĂ«nd mos e harro!
👉Vendin e huej ta lavdĂ«rofshin, kambĂ«t mos ta kĂ«rkofshin.
👉Shahet budallajki, jo fukarallajki.
👉Kur gabon i mençmi, qeshĂ«n budalla.
👉Luaj kambĂ«t, tĂ« luajnĂ« dhamĂ«t.
👉Menja e dame, puna e bame.
👉Gruaja e ve, si arra nĂ« rrugĂ«.
👉Moti i keq tek miku i mirĂ«.
👉Thes i shqerrĂ«t e shportĂ« pa fund s’hyjnĂ« nĂ« punĂ«.
👉Mos ia ban tjetrit atĂ« qĂ« nuk do qĂ« tĂ« ta bĂ«je ai ty.
👉NjĂ« shi qĂ« shkon ferexhe s’don.
👉Kur shtin topi, s’dĂ«gjohet pushka.
👉Borxhi i vonĂ« gĂ«zon tĂ« zonĂ«.
👉E çet nga dera, hyn nga penxherja.
👉Ma majrĂ« dervish e nĂ« BulqizĂ« se Sheh Islam e nĂ« Stamboll.
👉Kali i mirĂ«, shton taxhinĂ«.
👉Aty ku pĂ«shty, mos lĂ«pi.
👉Llafe madhi, punĂ« pa bami.
👉Kush asht mesue, srraj pushue.
👉Puna para, llafi mrapa.
👉Zanatin po e lae njĂ« ditĂ«, te len nje vi
👉Pak tamaf, shumĂ« zijan, shumĂ« tamal, krejt haram.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: