Aktualitet i ditësLajme nga DibraSocial kulturore

“Nxënësit dhe siguria në rrugë’’

Peshkopi Dibër

Dibër

??“Nxënësit dhe siguria në rrugë’’

?‍♀

?‍♀Policia e Dibrës, orë mësimore dhe praktike në terren për edukimin e nxënësve ??për njohjen dhe zbatimin e rregullave dhe të sinjalistikës??? horizontale dhe vertikale të trafikut rrugor, me qëllim që nëpërmjet tyre të sensibilizojë të gjithë përdoruesit e rrugës.

▪Në kuadrin e masave të marra nga Policia e Dibrës për rritjen e parametrave të sigurisë së nxënësve, që prej fillimit të vitit të ri shkollor, Policia Rrugore, në të gjithë qarkun, po zhvillon orë mësimore dhe praktike në terren, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit ??

?‍♀Nën moton “Siguria rrugore, sfida jonë e përbashkët”, gjatë ditës së sotme, në shkollën 9-vjecare “Irfan Hajrullai”,? punonjësit e Policisë Rrugore kanë bashkëbiseduar me nxënësit e klasave të VIII të kësaj shkolle për domosdoshmërinë e njohjes së sinjalistikës, zbatimin e saj dhe ndërgjegjësimin e gjithë përdoruesve të rrugës për rëndësinë e madhe që ka respektimi i rregullave të qarkullimit, me qëllim që të kemi një siguri rrugore në parametra sa më të kënaqshëm.

?Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Robert Aga ka theksuar se siguria rrugore është sot një nga problemet më të mprehta në botë. ?Në gjithë botën në çdo 27 sekonda vdes 1 njeri dhe plagosen 6 të tjerë. Nga këta, përqindja më e madhe i përket këmbësorëve, 30 % e të cilëve janë fëmijë. Makina mund të vrasë edhe më shumë se një pushkë, ndaj lind domosdoshmëria që njohuritë për qarkullimin rrugor të merren që në bankat e shkollës. ?Siguria e nxënësve për ne është prioritet dhe në përmbushje të tij do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike, bordet e prindërve, me qeveritë e nxënësve dhe me të gjithë nxënësit e çdo shkolle për të bërë të mudur që së bashku të rrisim parametrat e sigurisë rrugore, jo vëtëm për nxënësit, por për të gjithë përdoruesit e rrugës, pasi investimi i nxënësve në sensibilizim ka një impakt të madh te përdoruesit e rrugës.

??Nxënësit kanë bërë pyetje të shumta dhe specialistët e Policisë Rrugore u kanë dhënë përgjigje me gjuhë të thjeshtë për ta bërë sa më të kuptueshme për nxënësit.

?Më pas nxënësit dhe punonjësit e Policisë kanë zhvilluar një demostrim në rrugë për të konkretizuar ato që diskutuan gjatë bashkëbisedimit.
Në fund të aktivitetit, nxënësve u janë shpërndarë guida ?? me këshilla praktike për sigurinë rrugore dhe fletëpalosje sensibilizuese me rregullat e qarkullimit rrugor.??

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: