Guida në DibërHistori dhe TregimeReklamat tonaVizito Dibrën

Seta e Dibrës

Legjendë

Seta e Dibrës
Gurgullon poshtë me rrapëllimë dhe e pret Drinin plak mes pr mes mu tek Ura e Lushës. Kur vjen e inatosur, sa e sa veta ia kanë parë sherrin e, megjithatë, edhe kjo ka legjendën e bukur të saj, që tregohet ende jo vetëm në Çidhën, por në të gjithë trevat e Dibrës. Thonë se Seta në kohë të hershme, që nuk mbahen mend, nuk ka qenë lumë siç është sot. Ajo ishte një cucë e bukur, rritur në këto shkrepa, që për nga bukuria vetëm zanat e malit ia kalonin. Kishte hedhur shtat për bukuri dhe binte në sy kudo ku ndodhej mes moshatarëve të saj. Ishte rritur tamam për nuse, por akoma nuk kishte trokitur njeri në derë për ta kërkuar Setën për nuse. Jo vetëm dy gërshetat e gjatë hedhur supeve, por një hijeshi më të madhe ia jepnin edhe dy mollëzat e faqeve sa, kur qeshte, i bëheshin dy gropa në to. Çdo ditë herët në mëngjes merrte tufën e deleve para e nisej lart, shumë lart fshatit
të saj, pikërisht në ato pllaja të bukura l.. jo vetëm kishte bar të bollshëm për dele, no kishte dhe lule të ndryshme e mjaft të bukura që Seta i mblidhte nga një tufë e i merrte me vete në shtëpi. Një ditë ishte takuar rastësisht me një djalë të ri. Ai, hipur mbi një kalë të bardhë e me shpatën brezit, kishte ndaluar përpara këmbëve të Setës:
A pihet ky ujë, moj burrneshë?

Pihet, mor trim, por nuk të lënë armët të ulesh për të pi ujë. Po prit pak! Seta mori shtamën që e mbante me vete, u gërmua dhe e mbushi me ujë tek burimi. Një buzëqeshje e lehtë ia tradhtoi fytyrën e mollëzat e faqeve u bënë gropë. Trimi, ashtu siç erdhi edhe iku, por Seta atë natë nuk fjeti gjumë. U end gjithë natën e natës mes ëndrrave, me djaloshin që i dha ujë, por qe imazhin e fytyrës ende nuk e perceptonte do Erdhi si frullizë e si frullizë iku. Nesër me mëngjes u nis përsëri me tufën e deleve par Këtu u takuan disa herë bashkë, por ne
nuk i tregoi. Një ditë ishte drekë. dielli përvelo delet ishin grumbulluar bashkë nën një hije ahu. Seta pa një kalë të bardhë që vraponte. I doli para dhe pa se ishte kali i trimit që dashuronte. Kali u ul mbi gjunjë dhe sikur i lutej Setës të ngjitej në kurrizin e tij. E ashtu höri Seta. Kali u ngrit e fluturoi duke kaluar kodra e male. Në një luginë pa të shtrirë dialoshin që i kishte dhënë ujë me shtamën e saj, i larë në gjak, i cili po jepte shpirt. Kur pa vashën në gjunjë pranë tij, ktheu kokën nga kjo dhe mezi i nxori dy fjalë. Po as emrin nuk ta di moj vashë, edhe pse më ke dhënë ujë në shtamën tënde!? -Quhem Setë, jam nga fshati atje poshtë, në shtëpi kam vetëm nënën e moshuar. A ta vendos kokën tek ti pak, moj Setë? Vasha u afrua, mori kokën e gjakosur të trimit në prehër dhe sakaq koka iu var poshtë. Me duart e saj Seta ia mbylli sytë, të cilit ende nuk i mësoi as emrin. Nën hijen e një ahu të madh ajo filloi të gërmojë me majën e shpatës së trimit, derisa vonë në darkë, pasi përgatiti varrin, e mbuloi me dhè, derdhi disa lule të reskëta, që nuk mundi t’ia jepte sa ishte gjallë dhe doli në një livadh duke qarë. Qau gjithë natën në mal e vetme, sa në mëngjes plasi dhe ra e vdekur për tokë nga të qaret e shumtë që bëri. Në atë livadh, ku plasi Seta, filloi të burojë ujë. Ishin lotët e Setës që kishte derdhur. Vonë, nëna plakë, kur pa se Seta nuk po vinte, doli sipër fshatit dhe filloi të thërrasë me sa fuqi kishte: Setaaaaaaaaaaaaaaaa? Seeeeeeetë moj? Por askush nuk i përgjigjej plakës. Pas pak tek këmbët e saj erdhi një ujë i pastër si qelibar, që vinte gjithë zhurmë e potere, që nga sipër maleve. Uji sa vinte e shtohej. Ishin lotët e Setës që kishte derdhur për trimin e saj, por Seta nuk u kthye më në fshat. Mbeti në legjendë e sot e kësaj dite dhe lumi ka emrin e saj, Seta

Nga Shaqir Skarra

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Check Also

Close
Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: