Aktualitet i ditës

5 Pyetje nga Agron Tufa për prokuronin e diktaturës Bujar Shehi

Pyetje cilësore

AgronTufa i ben pyetje dhe i pergjigjet publikisht Bujar Sheshit ..

Meqenëse qysh në mbledhjen e parë të KLP, anëtari Bujar Sheshi më paska marrë nëpër gojë, duke e quajtur publikimin e dokumentave origjinale për kreun e SPAK dhe ish hetuesin e komunizmit, Arben Krajën, si “hall personal azilanti”, atëherë e rrotullojmë karrigen dhe i bëjmë publikisht këto pyetje:

– Si hetues i zellshëm një prej regjimeve më kriminale të Europës Lindore, a ke ndjerë ndonjë pendesë për ato persona që ke torturuar dhe çuar në burg?

– A ke njohje me ish oficerin e Sigurimit, Xhavit Shala? A lidhet kjo njohje me vonesën që Autoriteti i Dosjeve pati në rastin “Venusi”? A ishte ky shkaku që bashkëshortja e Xhavitit, punonjëse e Autoritetit, mori vërejtje për vonesën e përgjigjes ndaj “Venusit”?

– A ke njohje me Nikollë Ricën dhe a të ka premtuar gjë ai kur shqyrtohej puna e “Venusit”?

E mbyllim për sot me një varg të Pablo Nerudës: “Ti mund mos dëshirosh të përgjigjesh/ por pyetjet nuk vdesin!”

P.S: Është i lutur çdo gazetar të këmbëngulë, derisa t’ia marrë përgjigjet Bujar Sheshit, dhe të mos nisin me vesin e keq duke më pyetur mua.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: