Arsim dhe KulturëGuida në DibërReklamat tonaVizito Dibrën

Muzeu Dibër

Nga Morena Ruçi

Muzeu i Dibrës për herë të parë u hap në një dhomë në vitin 1969. 

Më vonë në vitin 1987 iu shtua dhe pavioni etnografik(gjatë këtij viti numeroheshin rreth 78 muze në rrethin e Dibrës).

Muzeu ka qenë vendosur në objekte të ndryshme, por në vitin 2010 u vendos në qender të qytetit të Peshkopisë, në ish-Shtëpia e Kulturës.

Aktualisht në këtë muze janë të vizitueshme 3 pavione:

  • Pavioni arkeologjik

Në këtë pavion ndodhen objekte që janë gjetur në zona të ndryshme të Dibrës, si: Çetush, Burim, Çidhen,Topojan, Grezhdan etj.

Këto objekte janë fragmente enësh, sopatë guri, peshore bikonike, maja heshtash, helmetë etj, që datojnë që nga periudha e Neolitit të hershëm deri në mesjetë.

 

  • Pavioni historik 

Në këtë pavion është pasqyruar historia e Dibrës, luftrat dhe jeta politike, si dhe disa nga figurat që kanë lënë gjurmë jo vetëm në trevën tonë por në mbarë popullin shqiptarë, si: Seid Najdeni, Iljaz Pashë Qoku, Dom Nikoll Kaçorri, Vehbi Dibra (Agolli), Elez Isuf Ndreu, Haxhi Lleshi etj.

 

  • Pavioni etnografik 

Është ndër pavionet që ka më shumë objekte dhe janë të ndarë në 3 dhoma dhe një holl I madh.

  1. Oda e miqve 

Karakteristikë e odës së miqve është oxhaku, punimet e drurit,  po ashtu kemi dhe te ulurën në shilte dhe në lëkura delje( këmbëkryq), sofra me sahan me kapak, mangalli, veglat e muzikës, enët e drurit dhë të botës , veglat muzikore, qilimat e sexhadet me motive kombetare ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe shqiponja dykrenare. Në fund të odës qendron ibriku me lengjer.

  1. Oda e veshjeve 

Janë të ekspozuara disa nga veshjet, si: xhupet, jelekët të punuar me fije ari, përparëset, mitanet , tirqet , brezat, corapet. Po ashtu kemi dhe djepin, ku jane rritur femijet brez pas brezi.

  1. Oda e eneve të kuzhinës dhe veglave të punës 

Në këtë odë janë të ekspozuara disa nga enet, si psh: sini, tenxhere, ftere, sac, dollapët e kafës, vorba etj. 

Kemi dhe veglat e punës, si psh: veglat e bujqësisë, veglat e kovacit,si dhe veglat që përdoreshin për punimin e drurit etj. 

Në këtë ode kemi dhe razbuja (tezgjahu). 

 

Në hollin e pavionit etnografik janë të ekspozuara dy vitrina me bizhuteritë e femrave, po ashtu dhe të burrave, gjithashtu dy veshje burrash. 

Edhe në holl nuk mungojnë punimet e drurit. 

 

Në gjithë godinën e muzeut janë të ekspozuara piktura të piktorëve dibran, si: Duro Ibrahimi, Bajram Mata, Ramadan Kanxha, Hamdi Kaci, Zaim Elezi, Flamur Sala etj.

 

    Ju mirepresim në muzeun tonë!

    Ju mirepresim në Dibrën e Kastriotëve!

 

    Përgjegjëse e Muzeut Dibër 

            Morena Ruçi

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Check Also

Close
Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: