Aktualitet i ditësLajme nga DibraReklamat tonaSocial kulturoreVizito Dibrën

Nga Almira Xhembulla

Shihemi në Dibër

U bë më shumë se një muaj që jeta e
ndali vrapin dhe na bëri të ridimensionojmë konceptin e të menduarit për prioritetet. Të qëndruarit në izolim vetëm me fëmijët larg bashkëshortit nuk është shumë e lehtë. Veçanërisht 2 javët e para qenë shumë të vështira. Ne jemi mësuar të sakrifikojmë po kësaj here ishte ndryshe. E kam shprehur disa herë që mjekët kanë detyrë të vështirë, por mesa duket u desh kjo betejë me armikun e padukshëm të kuptojmë rëndësinë dhe të vlerën e këtij profesioni vetmohues.
Shqetësimit për shëndetin dhe informacionit për ecurinë, dalëngadalë ju shtua edhe një ndjesi malli…
Më ka marr malli për ajër dibre. Që prej kohës kur kam qenë studente nuk kam ndenjur kaq gjatë larg qyteti tim. Më mungojnë miqtë, bashkëpunëtorët, mbështetësit dhe patjetër të afërmit. Më mungon shtëpia atje, përshëndetja e njerëzve, xhirot në bulevard dhe ndalesat te kafet apo restorantet e qytetit.
Më mungojnë takimet me njerëzit dhe bisedat me përfaqësuesit tanë lokal për të adresuar nevojat e tyre, edhe pse virtualisht kemi qenë cdo ditë në kontakte të vazhdueshme.
Që në fillim e vlerësova rrezikun që mund të na kanosej nga ? dhe u takova me drejtuesit e kujdesit shëndetësor dhe inspektova nga afër masat që kishin marrë për parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës. Për hir të së vërtetës problemi ishte vlerësuar maksimalisht. Kontroll 24 orësh në kufi, skedim i udhëtarëve dhe ndjekje e situates ne cdo cep. Deri tani asnjë rast?
Jo për të përhapur panik, por për të vazhduar me vigjilencën , statistikat tregojnë që të gjitha epidemitë në Dibër janë përhapur më vonë se në qytetet e tjera. Po unë shpresoj dhe besoj që me punën e strukturave, kujdesin e qytetarëve për të zbatuar distancimin fizik dhe permirësimin e motit ne do ta mbajmë larg deri në fund këtë flam.
Ndjej të falenderoj pafund të gjithë ata që janë në krye të detyrës:
Mjekët, infermjerët dhe gjithë personelin shëndetësor që me përkushtim e kujdes maksimal i kanë shërbyer pacientëve dhe qytetarëve! ?
Faleminderit mësuesve, por shume faleminderit edhe nxënësve që përveç mesazheve motivuese na kanë treguar që janë të talentuar dhe të përgatitur! ?
Faleminderit Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura që janë kujdesur për sigurinë publike dhe respektimin e masave! ?
Shumë FALEMINDERIT Kryetarëve të Bashkisë dhe stafit të patronazhimit për kujdesin dhe angazhimin në fushatën humanitare për të ndihmuar maksimalisht qytetarët dhe për të siguruar dezinfektimin e mjediseve dhe hapësirave publike ?
Faleminderit të gjithë bizneseve, shoqatave dhe individëve për frymën solidare dhe mbështjen ndaj të pamundurve.?
Le të shpresojmë që kjo flam të mbaroj sa më shpejt e me sa më pak humbje e dhimbje!
Unë mezi pres të vij, të ndjej aromën e luleve të qershisë, bukurinë e luleve të mollës, shijen e luleve të ftoit, freskinë e ajrit të maleve.
Jam e bindur që edhe shumë të tjerë mezi presin të ngjiten në Korab, të vizitojnë Ulzën, të zbulojnë Lurën e të shijojnë Drinin. Të provojnë mikpritjen e kullave dhe gatimin e mrekullueshëm të bujtinave. Të ndjekin aventurat dhe adrenalinën e sporteve ekstreme, por edhe të relaksohen në ujrat e ngrohta termale.
Të ngjiten maleve e të vrapojnë fushave, të njohin bëmat e trimave e të udhëtojnë shtigjeve të heronjëve. Mbrëmjeve të ulen në odat dibrane e të dëgjojnë historitë e meselet e burrave të mençur dhe të shijojnë gatimet bio të duarartave tona nën tingujt e çiftelisë që rri e varur mbi oxhaqet e vjetra…
Sa e bukur është jeta dhe me sa bukuri jemi të rrethuar… ta mbrojmë e të kujdesemi që të shijojmë cdo mrekulli të saj!
E ndërsa shumë gjëra kanë ndaluar ajo jo, punimet ne Rrugën e Arbrit vazhdojnë ashtu si edhe perpjekjet tona për të bërë më të mirën e për ta kaluar me sa më pak humbje këtë betejë.
Kujdes dhe vëmendje deri në fund për t’ju rikthyer jetës në liri dhe të mirave që ajo ofron sa më shpejt.
Mirëutakofshim në të bukurën Dibër.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: