Guida dhe guiderReklamat tonaTurizëm

Kalendari historik i qytetit te Peshkopise nga viti 527 deri 2008:

Informacion qe duhet ta di cdo dibran/e!

527-565
Ndërtohet kalaja ILIRE e Peshkopisë
1020
Ndërtohet Epishkopata e Dibrës me seli në lagjen”Bulke” të Dobrovës.
Mars 1467
Peshkopia është fshat me 32 shtëpi.
1582
Nis islamizmi i qytetit.
1864
Peshkopia është qendër e Kazasë së Dibrës së Poshtme.
1873
Vendoset lidhja telefonike Peshkopi – Oranikë(Shehri i Dibrës).
16 Gusht 1912
Peshkopia çlirohet nga pushtimi i gjatë Turk.
14 Prill 1914
Hapet shkolla e parë Shqipe në Peshkopi me mësues Haki SHAROFI.
1915
Hapet Farmacia e parë në Peshkopi nga Faik TOMINI.
18 Gusht 1920
Ngrihet për herë të parë, zyrtarisht, administrata e parë vendore Shqiptare, Prefektura e Drinit me prefekt Ramiz bej Dibrën (QOKU) dhe kryetar komune Shehat SHEHU.
Prill 1922
Hapet internati ”DIBRA” në shtëpinë e Shehat SHEHUT.
1922
Shehat SHEHU zgjidhet kryetar i Bashkisë.
26 Prill 1922
Ngrihet Zyra e Postë – Telegrafisë.
03 Maj 1922
Zyra e Postë – Telegrafisë filloi punën.
11 Prill 1923
Formohet Dega e shoqerisë “Djelmia Dibrane” e Tiranës në Peshkopi, me kryetar Raif KADIU.
14 Prill 1923
Hapet shkolla e parë femërore në shtëpinë e Bajram ILAZIT me mësuese Nazmie PASHOLLI.
16 Mars 1924
Krijohet Dega e Shoqerisë “BASHKIM” të Dibrës me kryetar Taf AGOLLI.
15 Dhjetor 1924
Eles ISUFI organizon mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë nga forcat biellogardiste e mbështetësit e Ahmet ZOGUT.
16 Dhjetor 1924
Vritet Sufe XHELILI. Plagoset Elez ISUFI. Hyn Ahmet ZOGU në Peshkopi.
9 Nëndor 1927
Shoqëria Industriale Tregtare ”ANONIME”(S.I.T.A)pranon ofertën për transportimin e krypës në Peshkopi.
27 Shtator 1928
Dr. Ihsan KORÇA emërohet Drejtor i Dispancerisë në Peshkopi me një rroge mujore 500 fr.ari.
8 Dhjetor 1928
Zbriti për herë të parë në fushën e Kastriotit aeroplani i Shoqërisë Italiane “ADRIA aereo Lloyd”. Udhëtimi Tiranë – Kastriot u bë për 27 minuta.
5 Prill 1929
Hapet Zyra e Hipotekave me nënpunes Andrea ÇOKU.
9 Qershor 1929
U bë ceremonia e mbylljes së vitit shkollor ku morën pjesë 160 nxënës të Internatit “DIBRA” të Kastriotit dhe 100(50vajza dhe 50djem) nxënës të Peshkopisë.
28 Nëndor 1930
Arriti për herë të parë makina në Peshkopi në rrugën Elbasan – Klenje – Ura e Çerenecit – Peshkopi me inxhinier Kasem SHEFKIUN, që kishte marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge. Në rrugen Maqellarë – Peshkopi makina për herë të parë ka ardhur në vitin 1923 me shofer Ismail RAMEN(Melani) dhe pas këtij edhe makina e Imer MALIQIT.
22 Mars 1931
Filloi të zbatohet dita e Diel pushim.
22 Mars 1931
Hapet një shkollë nate për analfabetët.
2 Prill 1931
Riorganizohet Shoqëria Sportive ”DIBRA” me kryetar Sali MORINEN.
18 Korrik 1932
Filloi shërbimi ajror rregullisht çdo të enjte Tiranë – Peshkopi.
21 Gusht 1932
Zhvillohet i pari Kampionat i Atletikës me pjesëmarjen e 21 djelmoshave.
24 Shkurt 1935
Peshkopia tronditet nga një tërmet i rëndë , por pa dëme.
3 Mars 1935
Formohet Shoqëria Sportive”BASHKIMI DIBRAN”.
16 Mars 1935
Në hotel ”DEFRIMI” (të Peshkopisë), nxënësit e internatit ”DIBRA” çfaqin dramën ”I gëzuemi i fituemi”.
23 Maj 1936
Inagurohet ndërtesa e Re e bashkisë, me 15 dhoma.
19 Tetor 1937
Drejtoria e Përgjithshme e “Ala Littorias” në Itali, autorizon Degën e saj në Tiranë që të kryente udhëtime angazhe për në Peshkopi në çdo kohë që paraqiteshin 4 persona që paguanin vajtje – ardhje.
8 Korrik 1938
Në Peshkopi ndjehen lëkundje tërmeti.
16 Shtator 1938
Zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të qytetit. Kryetar zgjidhet Faik SHEHU.
21 Tetor 1938
Ministria e Punëve Botërore investoi 41 000 franga ari për rrugën automobilistike Burrel – Peshkopi.
15 Prill 1939
Trupat fashiste të Musolinit pushtuan Peshkopinë. Kjo shënoi përfundimin e pushtimitte të gjitha qendrave kryesore të prefekturave të Shqiperisë.
30 Maj 1939
Shoqëria Italiane ”Al Italia” filloi të kryej shërbime ajrore 3 herë në javë: të Hënën, të Mërkurën dhe të Premten.
27 Gusht 1942
Tërmet i fortë me epiqendër Peshkopinë.
10 Shtator 1942
Vdes nga torturat në burgun e Peshkopisë Nazmi RUSHITI.
19 Shtator 1942
Lëkundje të lehta tërmeti në Peshkopi.
15 Janar 1943
Tërmet pa dëme e viktima në Peshkopi.
Qershor 1943
Formohet Këshilli NÇ illegal, ku bënin pjesë Stefan LUARASI, Thoma HARITO, Ramadan SHEHU, Ismete BAHOLLI etj.
10 Shtator 1944
Ekzekutohen në kampin nazist të Prishtinës Hamza SHEHU e Tasim SHEHU.
29 Korrik 1944
Çlirohet qyteti i Peshkopisë nga nazifashizmi.
10 Shtator 1944
Konferenca e dytë NÇ e Qarkut të Dibrës zgjodhi Këshillin prej 30 anëtarësh dhe kryesia prej 10 anëtarësh me kryetar Faik SHEHU.
23 Shtator 1944
Mblidhet konferenca e parë e rinisë antifashiste të qarkut Dibër.
27 Tetor 1944
Riformohet Këshilli i Ri qytetit të Peshkopisë me kryetar Ramadan SHEHU, nënkryetar Rasim FETAHU dhe 6 anëtarë.
10 Prill 1945
Në Peshkopi formohet dega e Kryqit të Kuq Shqiptar me kryetar Haki PAHUMI.
26 Shtator 1945
Bëhen zgjedhjet e reja për Keshillin e qytetit të Peshkopisë.
15 Tetor 1945
Në Peshkopi zgjidhet Këshilli i Përgjithshëm i Gruas Dibrane prej 25 anëtare dhe kryesia prej 9 anëtare me kryetare Sofie BAHOLLI.
20 Dhjetor 1945
Hapet shkolla Unike e Peshkopisë.
Mars 1946
Hapet dega e Bankës së Shtetit në Peshkopi.
16 Maj 1946
Inagurohet Materniteti i Peshkopisë me 4 shtretër. Personeli shëndetësor përbëhej nga një mjek kirurg-gjinekolog dhe një mami(Margarita MENZELXHIU).
17 Maj 1946
Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e rrugës që do lidhte Peshkopinë me Kukësin.
29 Maj 1946
Inagurohet Shtëpia e Kulturës. Përgjegjës emërohet Vasfi XHELADINI.
1 Gusht 1946
Shfaqet filmi i parë në kinemanë e qytetit me aparaturë stacionare.
29 Nëntor 1947
U ngrit dhe u vu në punë salla e operacionit me 3 dhoma. Salla e shtrimit kishte 15 shtretër.
Shtator 1948
Hapet zyrtarisht Shkolla e Mesme Pedagogjike në Peshkopi me Drejtor Pandi CICI. Shkolla nisi te funksionojë me 18 nxënës.
1 Korrik 1949
Riorganizohet Qarku i Dibrës. Nga 26 lokalitete që kishte, me organizimin e ri ngelën 12: Ostren, Klenjë, Zerqan, Shupenzë, Selishtë, Lurë, Dardhë, Kastriot, Muhurr, Maqellarë, Sllovë dhe lokaliteti i qendrës.
Gusht 1949
Ditët e para të Gushtit 1949 mblidhet Këshilli Popullor i Rrethit, i cili zgjodhi kryesinë prej 7 anëtarë me kryetar Demir LEKA.
8 Nëntor 1951
Përurohet hidroçentrali i parë në Peshkopi, me përgjegjës Xhelil Çorja.
Maj 1959
Ngrihet Estrada profesioniste e Peshkopisë.
Shtator 1964
Hapet Shkolla e Mesme e Përgjithshme(Gjimnnazi) me drejtor Riza MANJANI.
30 Nëntor 1967
Qyteti i Peshkopisë ashtu si gjithë rrethi goditet nga një termet i fuqishem 9 ballë të shkallës Rihter.
3 Prill 1968
Doli numri i parë i gazetës (Ushtima e Maleve)organ i komitetit partisë rrethit me k/redaktor Esat BASHARI.
6 Nëntor 1968
Hapet shkolla 3 vjeçare për mami.
Shkurt 1969
Krijohet Fanfara nën drejtimin e Tonin ROTES. Më vonë drejtohet nga Nuredin MAZARI.
28 Gusht 1969
Inagurohet muzeu historik i Dibrës, me drejtor Ilmi SADIKAJ.
19 Maj 1970
Peshkopia goditet nga një tërmet 4 ballë.
2 Dhjetor 1970
Inagurohet Shtëpia e Pionierit.
Korrik 1974
Nis punën Zyra e Kadastrës, pranë Komitetit Ekzekutiv të rrethit.
15 Korrik 1975
Nis punën Drejtoria e Higjenës dhe Epidemiologjisë.
13 Tetor 1975
Krijohet Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Maj 1984
Ngrihet Teatri Dramatik i Dibrës.
21 Qershor 1991
Doli numri i parë i gazetës “DIBRA”.
28 Janar 1992
Doli numri i parë i gazetës “KASTRIOTET”, organ i shoqatës ”Bashkimi DIBRAN” me kryeredaktor Moisi MURA.
13 Mars 1997
Ora 13:30, nis transmetimin TV Dibra, me një staf: Veli Vraniçi drejtor, Ben Zeqo operator, Mentor Roçi teknik dhe Gentiana Xhajku folëse.
29 Mars 1999
Në qytetin e Peshkopisë vijnë të dëbuarit e parë Kosovar.
15 Dhjetor 2001
Inagurohet pallati i kulturës ”Haki STERMILLI”.
2003
Denisa KOLA shpallet “Miss Albania”.
11 Mars 2007
Ora 23:00 Peshkopia lëkundet nga një tërmet 4 ballë i shkallës Rihter. Gjithë muaji Mars është shoqëruar me lëkundje të lehta tërmeti.
10 Shtator 2008
Inagurohet Xhamia e Re e Peshkopisë.
17 Nëntor 2008
Inagurohet godina e re e Bashkisë Peshkopi.

Shperndaje.

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: