AktualitetLajme nga DibraReklamat tona

Të rinjtë vazhdojnë të braktisin Dibrën e Madhe

Fakt shqetësues

Nëse vitin e kaluar dhe sivjet ka rënie të numrit të aplikimeve për Lotarinë Amerikan, nga ana tjetër ka një rritje të dukshme të numrit të të rinjve dibran të cilët emigrojnë në BE siç janë Gjermania, Italia, Franca, Austria, Belgjika…, por edhe në Zvicër dhe shtet skandinave. Të dhënat e agjencive turistike thonë se pothuajse është dyfishuar numri i të rinjve që kanë braktisur Dibrën dhe që tashmë veprojnë nëpër shtete të Evropës

Vjollca SADIKU

Dibër, 13 qershor – Të rinjtë dibranë vazhdojnë synimin e tyre për të vazhduar jetën jashtë vendlindjes. Vitin që kaloi, por edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti, interesimi tek popullata e re për të migruar në SHBA dhe shtete të Bashkimit Evropian ka qenë i madh. Faktikisht vazhdon kontinuiteti i rinisë dibrane për të gjetur vendbanimin e dytë jashtë Maqedonisë së Veriut. Të dhënat jozyrtare thonë se këtë vit, për Lotarinë Amerikane kanë konkurruar më shumë se 300 të rinj diranë. Pronari i “Art Studio”, Shpend Erbeli, na informoi se pikërisht nga kjo studio janë bërë aplikime për mbi 300 të rinj. Ky numër në krahasim me vitet tjera, është shumë i vogël, por që duhet të kemi parasysh kohën e pandemisë, thotë Erbeli. Jozyrtarisht, po sipas tij, këtë vit edhe dibranët e rinj të cilët kanë fituar Lotarinë Amerikane janë në numër minimal, dhe jo siç ka qenë viteve të tjera. Ai vlerëson se ka një rënie të numrit që këtë vit aplikuan për Lotarinë Amerikane, meqë viteve të tjera evidentoheshin edhe mbi 500 aplikime.

Megjithatë, nga ana tjetër, vitin e kaluar dhe sivjet ka një rritje të dukshme të numrit të të rinjve dibran të cilët emigrojnë në BE siç janë Gjermania, Italia, Franca, Austria, Belgjika…, por edhe në Zvicër dhe shtet skandinave. Të dhënat e agjencive turistike thonë se pothuajse është dyfishuar numri i të rinjve që kanë braktisur Dibrën dhe që tashmë veprojnë nëpër shtete të Evropës. Sipas tyre, ndoshta ka një ulje të të rinjve që aplikojnë për marrjen e Lotarisë Amerikane, por ka një shtim të numrit të të rinjve që biletën njëdrejtimëshe për në Evropë.

Në bisedën që patëm me shumë të rinj e që kanë përfunduar shkollimin e mesëm, por edhe shkollimin superior, u informuam se në një situatë në të cilën ekonomikisht gjendet vendi, por edhe komuna, një pjesë e madhe e të rinjve rrugëdaljen për një jetë më të mirë e gjejnë jashtë vendit. Biseduam me të rinjtë A. S dhe T.S, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe thonë se disa vite janë pa punë. “Punojmë si kamerier, edhe atë pa sigurim. Kështu nuk mund t’ia sigurojmë vetes një ardhmëri”, thonë bashkëbiseduesit tanë të cilët janë të bindur se shumë shpejt do të gjejnë mundësi të ndryshme për të emigruar. Ata synojnë Italinë ose shtete skandinave. Viteve të fundit shumë të rinj nëpërmjet lidhjeve të ndryshme kanë emigruar në Suedi dhe Norvegji. Në këto dy shtete është në rritje numri i komunitetit dibran, theksojnë shoqatat e shqiptarëve në Malme dhe Oslo.

Në një situatë kur, sipas të dhënave të Qendrës ndëkomunale për punë sociale në Dibër, një e treta e popullatës është në listën që shfrytëzon ndihma sociale, është mëse e qartë se standardi i popullatës kërkon përmirësim. Institucionet që merren me punësimin e popullatës pohojnë se në komunë ka diçka më shumë se 3 mijë të punësuar, që do të thotë se edhe numri i të papunëve nga dita në ditë rritet. Sot, në Agjencinë për punësim po rritet numri i të papunëve, mes tyre edhe shumë të rinj me diploma universitare. Prandaj edhe interesimi i të rinjve për të kërkuar një jetë më të mirë është drejtuar tek migrimi që faktikisht është një plagë e rëndë për Dibrën dhe dibranët një kohë më të gjatë. Huazuar nga  (koha.mk) me linkun origjinal https://www.koha.mk/te-rinjte-vazhdojne-te-braktisin-dibren/?fbclid=IwAR20w5GaOhxFMJjtx8Wh4oe2qh1QWYm-BP2fb6xDpviVb87KPsgrLAWlsIY

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: