Histori dhe TregimePersonalitete dhe ShowBizReklamat tonaSpiritualitetVizito Dibrën

Mësimet që nxjerim nga një konak Dibre

Kush ka le, do të des!

Në konak të burrave hyni nji burrë i ditun, Qazim Pērnezha, Atij nuk i kishte dhanë Zoti fmi. lu drejtue babës se djalit të dekun e i tha:

– Kush ka le, do të des. Kjo asht për të gjithë. Ti, në vend që të falenderosh Zotin që të gzoi me at’ djalë njizet vjet, idhnohesh e tregohesh mosmirnjohs. Mue, të më kishte gzue Zoti njizet vjet, si ty, kur t’ma merrte, do t’i dretohesha me fjalet: “0 Zot, të faleminderit qē më gzove kaq vjet. Ti ma dhe, ti ma more. Të gjithë të tutë jemi!”

– Nuk e ke keq, -i tha i zoti i mortit. – Ene në qoftë se nuk e ke gjetë tamam, theve heshtjen. Asht ndryshe kur nuk e ke nji gja, se nuk ja di vlerën. Kur e ke e ta marrin, asht ma keq.

Po fmia asht dhurata e Zotit, – tha Qazim Përnezha. – S’e pate, ta dha, prandaj mblidh mendjen se ka ene ma keq.

– Nuk di kush qaka ma keq se me të dekë djali njizet vjeç e me jetue baba tetdhetë, – tha nji burrë në konak.

Në atë dekik në konak hyni nji budall i katundit që shkote derë më derë.

Nuk ishte i vetdijshëm ç’kishte ndodhë, po, meqë kishte pa njerzit tue hy e tue dalë, hyni ene ai në konak. Mbushi duert me cigare që i dhanë, e doli jashë tue këndue. Ishte gjysmlakuriq e jargët i shkonin për goje.

Fmit’ e katundt i shkonin përmbrapa zogjori e ai zbulonte vendet ma të turpshme të trupit për “inat” të tyne…

Kjo asht ma e keqja, -tha nji prej burrave.

– Bani muhabet, burra, se vërtet paska ene ma keq. -tha baba i djalit të dekun e, nga ai çast, dhimbja sikur u ba ma e përballueshme.

Marrë nja libri Kanuni i Dibres te autorit Xhafer Martini

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Check Also

Close
Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: