Aktualitet i ditësDiaspora DibraneLajme nga DibraPersonalitete dhe ShowBizReklamat tona

Albana Pasholli, kandidate e denjë për deputete në Dibër

Një deputete e së ardhmes së Dibrës

Të nderuar dibranë, të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë se Veriut.

Nesër zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj dhe kurajon që më keni dhënë momentin kur u shpalla kandidate për deputete nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, e treta në njësinë e pestë zgjedhore, njësi në të cilën për herë të parë ndodhet i përfshirë i tërë qyteti i Dibrës me rrethinë, si dhe komunat Qendër Zhupë e Mavrovë-Rostushë. Aspiroj të jem deputete në legjistraturën e ardhshme parlamentare sepse besoj që kam shumë për të kontribuar për Dibrën dhe dibranët, por dhe jo vetëm. Shpresoj që përkrahja juaj e deri tanishme të jetë akoma më e madhe dhe bashkë t’ja arrijmë qëllimit drejt realizimit të këtyre pesë shtyllave:
* Integrim konsensual;
* Veting (drejtësi jo selektive);
* Jetesë cilësore;
* Zhvillim dhe punë; dhe
* Rinia në vend të vet.
Gjithashtu, ajo që vlen të theksohet është se me votën tuaj për BDI-në , ju votoni për faktorizimin e votës shqiptare dhe finalizimin e konceptit tonë për Kryeministrin e Parë Shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ju uroj suksese të gjithë kandidatëve që janë pjesë e këtij procesi zgjedhor, me dëshirën që të kemi një fushatë model qytetarie dhe pozitive!

Njihuni akoma me shume me Albana Pasholin :

ARBANA PASHOLLI

Psikologe

MEd – University of the People 2020
2020 NYAS Academy Ambassador
Wakelet Ambassador wakelet.com/@ArbanaPasholli
VL @7Cups
Global Goals Supporter

Data e lindjes: 19-04-1981
VENDI I LINDJES: Diber, R. e Maqedonisë së Veriut
KOMBËSIA: Shqiptare

SHKATHTËSI: komunikim, të menduarit kritik, aftësi collaborative, menaxhim i kohës, lidership ekipor, fasilitim, vendimmarrje, të folurit publik, të mësuarit online

GJUHË:
Shqipe (gjuhë amtare)
Angleze (fluente),
Maqedonase (fluente)

PROFILI:

Psikologe me përvojë me histori të demonstruar në sferën e arsimit. Studente e studimeve Master për Arsim dhe Mësim të Avancuar – MEd në University of the People. E aftësuar në menaxhment, planifikim strategjik, punë ekipore dhe vendim marrje. Bashkëpuntore profesionale e diplomuar në Psikologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, R.M.V. Aktive në programe dhe projekte të ndryshme të OJQ-ve në përkrahje dhe promovimin e edukimit etik, interkulturor dhe paqësor, integrimit ndëretnik, celebrim të diversitetit, participimit demokratik të të rinjve si dhe fuqizimin e zërit të të rinjve.

Kontakt:
arbana_p@hotmail.com
www.linkedin.com/in/arbana-pasholli

Arsimimi:

Viti I I-III SHMK ”28 Nëntori” – Dibër, R.M.V Shtator 1995 — Qershor 1998

E diplomuar nga ENP High School, Eldora, Iowa
Gusht 1998 — Maj 1999

E diplomuar në Psikologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, R.M.V.
Tetor 1999 — Maj 2005

Studente e studimeve Master në Arsim dhe Mësim të Avansuar
Master of Education in Advanced Teaching – MEd, University of the People
Prill 2019 — Vazhdon

Historia e punësimit:

Psikologe në SHMK ”28 Nëntori” – Dibër, R.M.V.
Janar 2014 – vazhdon

T-Mobile AD Macedonia
Shkurt 2005 — Qershor 2012

Përvoja vullnetare:

Mentore – The New York Academy of Sciences
STEM U Mentoring Program
Nëntor 2018 — Gusht 2019

Mentore – The Fortnightly Scientist
Prill 2019 — Qershor 2019

2020 Academy Ambassador NYAS
Shkurt 2019 — vazhdon

Fasilitatore e Ethics Education, Learning to Live Together – Arigatou International – Geneva
Mars 2018 — vazhdon

EU Schoolnet MOOCs
Lidership për ndryshim – Shared Lidership Shkurt 2020 – Mars 2020

Mentore – PushFar
Shkurt 2020 – vazhdon

Mentore – Empower the Youth
Shkurt 2020 – vazhdon

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: