FetareLajm pas lajmiSpiritualitet

Anullohet rituali i Haxhit 2020

Njoftim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me Haxhin 2020

Njoftim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me Haxhin 2020

Të nderuar besimtarë, veçanërisht ju të cilët kishit bërë nijetin për Haxh këtë vit, sipas vendimit të marrë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ju njoftojmë me keqardhje se këtë vit ky ritual është anulluar si pasojë e masave të marra për shkak të parandalimit të Pandemisë COVID-19!

Sipas njoftimit të autoriteteve organizative, këtë vit ritualin e haxhit do ta kryejnë vetëm personat që ndodhen brenda territorit të Arabisë Saudite.

Ministria e Haxhit ka gjykuar se kjo masë është e domosdoshme për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, i cili deri më tani është përhapur në mbi 180 vende të ndryshme të botës.

Nisur nga ky vendim zyrtar i autoriteteve të Arabisë Saudite, Zyra e Haxhit pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk do të kryejë asnjë procedurë në lidhje me Haxhin për vitin 2020.

E lusim Allahun e Madhëruar t’jua pranojë si ardhurim të kryer nijetin për Haxh të secilit prej jush.

Gjithashtu të lutemi të gjithë së bashku Allahut që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Check Also

Close
Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: