Bare dhe RestoranteDiaspora DibraneGuida në DibërHostele dhe BujtinaKulinari dhe ArtizanaleProdukte DibreTurizëm dhe Traditë

Kuzhina e Dibrës

Nga Zyra e Informacionit Turistik

Dibra  gjithmonë ka pasur një vlerësim maksimal në Shqiperi për ushqimin e mirë, pijet, mikpritjen dhe në ndërthurje e tyre me aktivitetet e tjera turistike. Nga kafja turke në Jufkat tradicionale, nga turi i qytetit te Peshkopise në malin e Korabit – kulinaria dhe argëtimi është një mënyrë tjetër e paharrueshme për të provuar dhe shijuar më të mirën e Dibrës!

Kuzhina e Dibrës është një tjetër simbol i traditës së pasur të Dibrës. Një numër i madh i gatimeve në Dibër vijne qe në të kaluarën e guzhines primitive, mbahen edhe sot ne menyre tradicionale, shume pak te ndryshuara, por akoma janë shume te shijshme te përmendura dhe me shume emer ne traditen e kuzhinës shqiptare. Guzhina eshtë një pjesë e pandarë e traditës vendase. Sekreti i shijes dhe aromës së guzhines Dibrane është se është përgatitur në të njëjtën mënyrë me shekuj dhe me shumë dashuri. Disa receta janë rishikuar dhe përshtatur në ditët e sotme. Klima e favorshme e rajonit te Dibres siguron kushte të shkëlqyera të rritjes për një larmi frutash, bimësh aromatike dhe perimesh. Kuzhina e Dibrës njihet gjithashtu për larminë dhe cilësinë e produkteve të saj të qumështit dhe pijeve alkoolike lokale, siç është rakia e kumbulles.

Pulë me jufka, speca me gjize, grosha me pasterma dhe sheqerpare (ëmbëlsirë) konsiderohen më të famshmet në guzhinen kombëtare Shqiptare, të cilat kane marken e Dibrës.

Nëse dëshironi të keni një ushqim tradicional dhe të larmishëm, jeni të mirëpritur të vizitoni Restorantet

Dhe për të pirë një kafe apo diçka tjetër ku mund të kaloni disa momente të këndshme, ju lutemi vizitoni Bar-kafete

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: