CampingjeGuida në DibërHostele dhe BujtinaTurizëm dhe TraditëVizito Dibrën

Mali i Korabit

Maja e Dibrës dhe Shqipërisë

Mali i Korabit

Mali i Korabit përbën pjesën më të lartë të vargmalit me të njëjtin emër, duke qenë mali më i lartë në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në ballkan.

Të vizitosh Korabin duhet të kesh parasysh 5 elementë:

I. Natyra është e egër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Prania e Itifakut (Ligje/Rregulla që i vë një komision i fshatit) ka bërë që natyra të jetë e virgjër.

2. Ajri shumë i pastër dhe me aroma lulesh. Gjithash tu në lartësitë mbi 2500 m presioni i ajrit është i ulët dhe lehtëson mushkëritë e njeriut gjatë frymarrjes.

3. Uji i ftohtë, me shumë burime uji të pastër dhe të freskët që të shoqërojnë gjatë gjithë udhetimit nëpër bjeshkë. Në disa burime nuk mund të pihet ujë direkt në burim sepse të krijon plasaritje në buzë.

4. Gatimet tradicionale, gatimet e produkteve blegtorale si mish e bulmet te cilet jane 100% BIO.

5. Banorët e Kalasë së Dodës janë njerëz të besës, bujare dhe mikëpritës.

Përveç atraksioneve që ofron guida jonë e Korabit, në anë të majës më të lartë të Shqipërisë shtrihen madhështore Fusha e Panairit si dhe Bjeshka e Zonjave.

Fusha e Panairit ngjan me një qilim gjigand me lule shumëng jyrëshe.Shekuj më parë në këtë fushë bëhej tregti mes Shqipëtarëve të Malësisë së Mirditës, Dibrës, Gostivarit e pjesës së Kosovës,

Bjeshka e Zonjave është një hapesirë me kullota alpine ku në mes të saj qëndron i qetë Liqeni i Gramës. Gjatë verës ështe i mbushur plot stane e tufa delesh.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Check Also

Close
Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: