Aktualitet i ditësLajm pas lajmiShqipëria

Mziu zbulon planin “sekret” PD-PS për zgjedhjet lokale, kush demokrate do të sfidojë Veliaj?

Xhelal Mziu ka zbuluar planet e PD për të mbajtur njëkohësisht edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Kjo sipas tij e garantuar pas marrëveshjen me PS.

Mziu duket se do të kandidojë sërish, për t’u rikthyer në krye të Bashkisë Kamëz.

PD mësohet se do të kandidojë me të njëjtët emra që ishin në krye të bashkive, sikurse do të kandidojë edhe me emrat e deputetëve që dogjën mandatet për në Kuvendin e ardhshëm.

Mësohet se për Tiranën, PD-ka është duke shqyrtuar kandidaturën e Jorida Tabakut, e cila për këtë arsye është zgjedhur të udhëhequr fushatën në kryeqytet, së bashku me Grida Dumën.

Kjo e fundit do të udhëheqë listën për deputetë nga qarku i Tiranës, për në Kuvendin e ardhshëm.

Pas një takimi me kreun e demokratëve, Basha, sot Mziu ka shprehur vullnetin e tij për t’ju nënshtruar votës së anëtarësisë, për zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse e drejtoi Kamzën për 3 mandate, Mziu nuk e fsheh dëshirën për të vijuar projektet e lëna pezull në vitin 2019.

“Për të qenë korrekt me zbatimin e udhëzimit të PD duke pasur dhe ambicien time, i kërkova kryetarit të PD të Shqipërisë dorëheqjen nga ky funksion.

Me synimin për të vazhduar konkurrencën pa pasur funksionin kryetarit të partisë. Por në komunikim me bazën duke shprehur ambicien time për të vazhduar projektin e lënë gjysmë të drejtimit të Bashkisë Kamzës”, theksoi ai.

Cili do të ishte vendimi i Mziut nëse anëtarësia e degës së Kamzës do të propozonte emrin e tij për të qenë në parlamentin e ardhshëm?

“Unë kam një lidhje organike duke qenë edhe banor i atij qyteti duke pasur mjaft projekte. I bindur jo vetëm në bashkëpunimin tim me qytetarët, por i bindur edhe në fitoren e qeverisë Basha do të bëj maksimumin në atë qytet”, u shpreh Mziu.

Ai është shprehu i bindur se Bashkinë e Kamzës mund ta kishte mbajtur edhe me forcë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, por pohon se udhëzimi i kryedemokratit Basha ishte që për rrëzimin e procesit të ndiqej rruga ligjore.

“Nëse do të ishte për ta mbajtur me forcë jam i sigurt që nuk do ta kisha dorëzuar kot. Nuk mund të kthehemi si në kohën e principatave për të mbrojtur kalanë me forcë”, u shpreh ai.

Pas udhëzimit të miratuar në kryesinë e Partisë Demokratike 2 kryetarët e degëve lokale të PD, Luan Baçi në Fier dhe Andrea Mano në Korçë dhanë dorëheqjen, pas tyre Xhelal Mziu ashtu si ata veproi edhe Xhelal Mziu, i cili shprehu ambicien e tij për të qenë kandidat për Bashkinë e Kamzës.

Nga http://www.albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: