Aktualitet i ditësPersonalitete dhe ShowBizShqipëria

Polarizmi Extrem , Fenomen Mesjetar

Nga Agron LAÇI

Polarizimi i shoqërisë shqiptare në baza krahinore është një fenomen përveçse primitiv por dhe shumë i rrezikshëm. Ky kancer i trashiguar prej brezave,fenomen i rrallë që askund tjetër në botë nuk e gjen,më së shumti e ka ushqyer edhe poltika pothuajse pëfshi në të gjitha trevat shqipfolëse. Të vjen keq kur shikon,se si shoqëritë perendimore bashkojnë kapitalin njerzorë për të përballuar tregun e egër dhe sfidues Kapitalist, ne shqiptarët jemi akoma tek Bajraktrizmat krahinore apo farefisnorë si në mesjetë. Për mua personalisht për gjithçka të bukur që kemi në shoqërinë tonë,kulturën,traditën,bujarinë,trimërinë,diturinë etj është mirë ta ruajmë si vlerë e trashigimnisë tonë kulturore,të ua përcjellim atë brezave por më së miri këtë ta mësojnë pėrmes librit,si kulturë dhe jo si sfide regjionale (krahinore), këtë e bëjne,Shkrimtarët,Etnologët,Historianët,Arkeologët e kështu me radhë. Për sa kohë shoqëria jonë nuk do të heq dorë nga personalizimet krahinore dhe farefisnore,nga të qënit “uni“ ne do vazhdojmë të përballemi me fenomenin e gjakmarrjes ose siç përdoret ndryshe (larje hesapesh). Në këto 30 vite pluralizëm politik në Shqipëri është thyer çdo lloj rregulli,ligji apo po të doni edhe kanuni,kjo falë ndihmës së madhe që i ka bërë politika dhe sistemi i kalbur i drejtësisë. Për mua ky lloj polarizimi në shoqërinë tonë,është antivlerë,antikombëtarë,primitive dhe sfilitës që na len pasoja jo vetëm njerzore por dhe sociale. Mos harrojmë kemi edhe polarizimin social që në Shqipëri-Kosovë është shumë i theksuar. Më pak se 2% e depozitave bankare zotërojnë 58% te pasurive kombëtare. Dhe 98% e popullsisë zotërojnë vetëm 48% të depozitave bankare. Nuk po futem më në statistika,i keni zyrtare mund ti gjeni me një klik. Por të kthehemi tek fenomeni,pra të gjitha këto vijnë për shkak të keq-qeverisje e partive politike,jam i sigurtë që përveç 2% -shit të tjerët biem dakort për këtë polarizim të tmerrshëm. Ne flasim për unitet e harmoni,por ndërkoh vritemi me njëri-tjetrin. Ne flasim për vllazërim por jemi të gatshëm të rrokim armët. Ne flasim për kulturë ndërkoh nuk na len bajraku. Pa as më të voglin dyshim këto pasoja vijnë kryesisht nga politika dhe poltikan të papërgjegjshëm,poltikan të pa vizion,pa programe,dhe më keq akoma politika që mbjellin urrejtje. Sa më shpejt të largohemi nga këto politika,sa më shpejt ti abandonojmë ata,sa më shumë të lexojmë në mënyrë që të reformohemi edhe ne si shoqëri ,aq më shpejt do kemi paqe mes njëri-tjetrit,do kemi paqe sociale dhe për më tepër do të jetojmë si njerëz të qytetëruar.

|| Agron LAÇI || Hamburg 14.07.2020

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: