Diaspora DibraneLajm pas lajmiLajme nga DibraShowBizShqipëriaTurizëm dhe TraditëVizito Dibrën

“Mirësevini në vendlindjen tuaj!

Zoti ju bekoftë

Këto ditë është shtuar ndjeshëm numri i kurbetqarëve që janë kthyer për pushimi në Diber.

Derisa po rrinim, një shok m’u lut që të dalim pak nëpër qytet – pranova! Po, po, vërehej se kishin filluar të vijnë kurbetqarët. Nëpër rrugë, krahas veturave të vendit, gjithnjë e më të pranishme ishin ato me targa greke, franceze, gjermane, zvicerane, austriake, italiane,… , ato të vendeve skandinave – kolorit i hatashëm!

Në ndonjërën prej këtyre veturave, nga xhamat pak të hapur, dëgjohej ndonjë këngë me motive patriotike, në ndonjë tjetër, ndonjë me motive dasme,… diku ndonjë “tallava”, por megjithate tingëllonte bukur.

Kalimthi dëgjoheshin fjalë si:  “A paskeni ardhur”, “ Ato tjerët si janë”, “Me se erdhët”  “A do të rini ndopak”, “Vetë apo me fëmijët” … “A kishit probleme rrugës?

Nese kalon ne darke ne Bulevardin “Elez Isufi” Peshkopi ose ne Shëtitoren “Iliria” ne qytetin e Dibres se madhe  do shohesh perqafime dhe pershendetje herë pas here!

Edhe ne kushtet e Covid-19 perseri dibranet kane gjetur menyra per te kaluar sa me bukur prane familjareve te tyre, biles te kap syu edhe disa manifestime gezimesh familjare edhe pse  te reduktuar ne numer .

Ka nga ata qe i ka marre malli edhe per nje byrek shtepie ose nje gote dhallet!

Vërtetë atmosferë e bukur. Po, po, kurbetqarët janë të tillë, janë të drejtë, janë të çiltër! Ata zbukurojnë gjithçka. Ata i zbukuruan familjet, shtëpitë, mëhallat, …i mbushën sofrat! Tashmë, edhe qyteti i katandisur, frymonte gëzueshëm! Krenohej edhe ai me qytetarët e vet! Kishte kohë që nuk i kishte pasur afër vetes. Këta, tani kishin ardhur, dhe ai po gëzohej i tëri.

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: