Aktualitet i ditësArsim dhe KulturëLajme nga DibraMuzikant dhe InstrumentistPersonalitete dhe ShowBizShqipëria

Një dibrane si Alma Strazimiri

Artiste shembullore

Studimet: 1990-n ka mbaruar shkollën e mesme kombëtare të muzikës  Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë (Albania), pranë klasës së pedagoges Ermelinda Paparisto.

Aktiviteti: Që në moshë të re është aktivizuar në të gjitha aktivitetet që ka organizuar Liceu artistik Kombëtar “Jordan Misja” si soliste, gjithashtu edhe gjatë viteve si studente është aktivizuar në shumë veprimtari brenda dhe jashtë vendit.

 Menjëherë pas përfundimit të studimeve, ushtron detyrën e pedagoges në Liceun artistik “Jordan Misja”, detyrë të cilën, e vazhdon edhe sot.

Merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme muzikore të vendit midis të cilave do të veçonim intrerpretimet e saja në: “Ditët e Muzikës Ndërkombëtare” organizuar nga Seksioni shqiptar ISCM, “Ditët e Muzikës së Re të Dhomës”, “Festivali i Romancave Shqiptare” (pjesëmarrëse e të gjitha edicioneve) ku është nderuar edhe me çmim.

Alma Strazimiri është interpretuese e parë e “Sinfonia Tragjike” e cila, është Sinfonia e Parë Shqiptare shkruar nga kompozitori Fehim Ibrahimi.

Interpretuese e rolit të Nadias në operën “OIRAT” e Aleksandër Peçit. Soliste në shumë edicione të festivalit “Ditët e Muzikës së Re Shqipëtare”, si dhe në shumë koncerte të organizuara nga shoqata “Ditët e Muzikës së Re Shqipëtare” në Kosovë, Maqedoni etj…

Që nga viti 1997 merr pjesë si soliste pranë korit “Pax Day” drejtuar nga dirigjentja Suzana Turku në të gjitha aktivitetet brenda dhe jashtë vendit.

Interpretuese në premierën botërore të Operas “Skëderbeu” nga kompozitori Antonio Vivaldit (4 arie).

Interpretuese e rolit të Inesit në operën “Dhoma” të kompozitorit Ermir Dergjini (Premierë).

Interpretuese në “Vitta Nova” Oratorio pë soliste dhe orkestër e kompozitorit italian Antonio Pappalardo (soliste).

Interpretuese e “II sofio Di Dio” Oratorio për soliste, zëra recitues, zëra të bardhë, orkestër, Romë (Itali). Auditori “Sinoppoli” e kompozitorit A.Pappalardo.

Pjesëmarrëse në majft spektakle televizive. 

Përfshirë në enciklopedinë Botërore të atutores Albana Balliu.

Gjatë viteve 2014-2017 ka dhënë disa koncerte në Gjermani ku është pritur mjaft mirë nga publiku dhe kritika Gjermane. Që prej vitit 1998 e deri ne ditët e sotme është evidentuar suksesi i saj edhe në fushën pedagogjike. Ajo e ka ushtruar profesionin e pedagoges në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” si edhe në Universitetin e Arteve. Nxënësit e saj janë vlerësuar me çmime në konkurse nacionale dhe internacionale si dhe në mjaft formate televizive. Këtu mund të përmendim: 

– Konkursi internacional “Garat e muzicientëve të rinj”

– Konkursi nacional “Jorgjie Truja”

– “Virtuozët” (format televiziv)

– Konkursi internacional “Pjetër Gaci”

Në formatet e sipërpëmendura ka rrëmbyer edhe shumë çmime të mëdha. Ka punuar si vocal coach në formatin televiziv “X-factor” në vitin 2015. Ajo është ftuar gjithashtu edhe si antare dhe presidente jurie në shumë konkurse nacionale dhe internacionale si:

– antare jurie në konkursin “Pjetër Gaci”

– antare jurie në konkursin“Garat e muzicientëve të rinj” për dhjetë vite rresht nga viti 2005-2015. Në vitin 2017 ka qenë presidente e kësaj jurie internacionale.

Në të gjitha konkurset është vlerësuar me diploma nderi për gjykimet objektive dhe profesionale.

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: