Aktualitet i ditësDonacione dhe KontributeLajm pas lajmiLajme nga DibraOrganizata JoqeveritareShqipëria

Regullohet banesa e Bajramit nga Zall Reçi

Kerkohet akoma ndihme!

Sot po vijmë me një lajm të mirë ! Në pranverë publikuam rastin e Bajramit nga Zall Reçi, person me aftësi ndryshe , qê jeton i vetmuar , në një shtëpi të shkatërruar ku çfarë binte jashtë , depërtonte brenda saj.

Me poshte jane disa foto se si ishte para se te restaurohet:

Vjeshta po troket , dhe falë mbështetjes tuaj Bajrami sot e tutje ka mundësinë ti jetojë dimrat e acartë tê Dibrës në një banesë te ngrohtë si gjithë të tjerët . Më poshtë gjeni disa foto të shtëpisë së tij tani dhe si ishte në pranverē.

Falë këmbenguljes se Kimete Elezi Mazarit , thirrjes tonë në bashkëpunim me GLV Integrimi dhe individe të tjerë për të ndihmuar Bajramin nga Reçi për ti rregulluar një dhomë iu përgjigjën disa persona ! Ato ishin njerëz të thjeshtë por kishte edhe studentë apo vajza që po perballonin jetën të vetme ! Por mbi të gjitha ishin njerëz të mirë ! Shtëpisë së Bajramit iu rregulluan muret , çatia edhe dhoma me dyer e dritare !

I bëjmë thirrje Njësisë Vendore Administrative të ndjekë këtë rast më tutje për mbështetje të vazhdueshme sociale dhe psikologjike ! Ta gëzosh shtëpinë Bajram !

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: