Aktualitet i ditësLajm pas lajmiRajoni

“ERË LUFTE NË EGJE MIDIS DY ANËTAREVE TË NATO-s”

Zoti e befte me mire !

Një zgjerim i mundshëm i ujërave territoriale greke përgjatë kufirit detar me Turqinë do të ishte një arsye për luftë, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu.

“Ne nuk do të lejojmë që Greqia të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Egje në 12 milje,” u citua Çavusoglu nga Daily Sabah.

Paralajmërimi erdhi pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi javën e kaluar se ujërat territoriale greke në Detin Jon, drejt Italisë, do të zgjeroheshin nga gjashtë në 12 milje.

Turqia dhe Greqia kanë gjashtë milje det territorial në Detin Egje, ku një numër i madh i ishujve grekë ndodhen jo shumë larg bregdetit turk.

Greqia dhe Turqia, të dy anëtarë të NATO-s, kanë debatuar ditët e fundit rreth planeve turke për kërkime në Mesdheun lindor, i cili besohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz.

Pas zëvendëspresidentit turk Fuat Oktay, kërcënimet për luftë me Greqinë u lëshuan edhe nga aleati nacionalist i Erdogan, Devlet Bahceli.

Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste për Veprim tha se planet e Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare janë një shkak lufte për Turqinë, ndërsa ftesën e kancelares Merkel për vendet e BE për të mbështetur Greqinë e cilësoi në të njëjtën kohë si një thirrje për një kryqëzatë, duke kërkuar statusi i ishjujve te Dodekanezit të rishikohet.

‘Duke marrë parasysh karakteristikat gjeograke, politike dhe karakteristikat e tjera të Dodekanezit, ajo do të rigjallërojë shpresat për paqe dhe stabilitet në Egje dhe do të kompensojë padrejtësinë kundër vendit tonë, nëse statusi i tyre ligjor rishikohet’, tha aleati i ngushtë i Erdoganit. Deklaratat e tij në përvjetorin e luftës kundër Greqisë shkaktuan jehonë menjëherë në mediat greke.

Sipas tij, zgjatja e ujërave territoriale Greke në 12 milje detare është një Casus Belli dhe shtrirja me 12 milje shihet si një një plan i ri nga Greqia për të pushtuar Turqinë.

‘Greqia dhe mbështetësit e saj të vegjël, të cilët nuk shohin dhe nuk interesohen për pasojat serioze që do të pësojnë nëse luajnë me nervat e kombit turk, janë në mes të një fushate provokimesh që do të kenë një fund shumë të keq’ , tha ai, duke këshilluar Greqinë të pranojë ligjin ndërkombëtar.

Ai përmendi gjithashtu se që nga viti 1821 Greqia është bërë ‘një tumor malinj që shqetëson turqit. Ky tumor ose do të shërohet (a është i mundur). Ose do të ç’rrënjoset dhe hidhet poshtë’.

Per portalin tone nga Mevlut Derti

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: