Aktualitet i ditësLajm pas lajmiLajme nga DibraShqipëriaTurizëm dhe TraditëVizito Dibrën

Nisin punimet për “Pedonalen e Re( Llixhat)” Peshkopi.

U bëftë më e mira!

Një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor për qytetin!😊

👉Kryetari i Bashkisë inspektoi punimet në “Pedonalen e Re(Llixha)”, një projekt i hartuar disa vite më parë, por i mbetur në “sirtar”, derisa erdhi momenti për t’i dhënë një herë e mirë vëmendjen e duhur.👷‍♂️🚜🛣

Me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ky investim tejet i rëndësishëm, synon sistemimin e plotë të Përroit të Llixhave në segmentin nga Ura e Pazarit-Llixha dhe rikualifikimin urban të një zone me mjaft potencial zhvillimi siç është ky kënd i pasur i qytetit të Peshkopisë.🙏😍

Përfundimi i këtij investimi pas 11 muajve sipas parashikimeve që përmban kontrata, do të ketë një impakt të drejtëpërdrejtë social-ekonomik për 4400 banorët e kësaj lagjeje, dhe indirekt për 19 800 banorët e qytetit e frekuentuesit e turizmit kurativ pranë qendrës balneare.✅

#DibraqëDuam! 💜

Huazuar nga Faqja e Bashkisë Dibër 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: