Aktualitet i ditësArsim dhe KulturëFetarePersonaliteteSocial kulturoreThenje dhe aforizma

Këshilla nga Pr. Jusuf Salkurti

Lexo dhe medito pak!

● NËSE DO TË KISHE LOGJIKË TË SHËNDOSHË, NUK DO TË ISHTE E PËRSHTATSHME PËR TY
– As të gëzohesh,
– As të dëshpërohesh,
– As të zemërohesh, dhe
– As të ankohesh
për atë që ti e fiton apo e humbet prej gjërave të kësaj bote; sepse dynjaja është kalimtare dhe zhduket; po kështu edhe bota jote, dhe sidomos ti.
– Ti nuk je krijuar për të qëndruar këtu përgjithmonë, as nuk je bërë prej hekuri dhe as prej druri që ti të mund të qëndroje më gjatë.
– Ti je prej mishi e gjaku të ripërtërirë gjithmonë dhe prej gjymtyrësh delikate, të holla, dhe ti mund të lëndohesh e cënohesh edhe prej më të voglës së gjërave.
– Njëra pjesë ose njëra përbërje e jotja thyhet; tjetra ngrin; dhe akoma një tjetër shkrihet nëpërmjet zbërthimit të atomeve të saj.
• Shiko! mëngjesi i pleqërisë e ka thyer kokën tënde dhe e ka mbuluar gjysmën e saj si një qefin i bardhë.
Sidomos sëmundjet që të bien me synim që të banojnë tek ti, janë paraprijësit e vdekjes.
Ato i shkatërrojnë kënaqësitë e jetës.
• Megjithatë, ndodhet një jetë e përhershme para teje. Rehatia dhe lumturia jote në atë jetë varen nga përpjekjet që ti bën këtu, ndonëse lakmia jote është e një shkalle sikur ti do të qëndroje përgjithmonë në dynja- në këtë botë.
• Zgjohu para se të të zgjojnë agonitë e vdekjes!
Said Nursi

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
%d bloggers like this: