Aktualitet i ditësArsim dhe KulturëDiaspora DibranePersonalitete dhe ShowBizShqipëriaSocial kulturoreSpiritualitet

Libri me i ri “Dy fjalë Perëndisë” nga autori dibran Baki Veshi

Nuk është një trillim artistik, ku fantazia merr krahë e s’di të ndalet.
Nuk është as histori romantike, ku përjeton emocione të bukura e joshëse.
As rrëfime për heronj që kanë shpëtuar botën e njerëzimin.
Jo, nuk është asnjëra prej këtyre.


Janë copëza jete e kujtimesh ruajtur me aq fanatizëm të një djali, lindur në mesin e viteve 70-të, vite jo të lehta për të e për banorët e fshatit të tij të vogël e të varfër, por me njerëz fisnikë, punëtorë e me zemër të madhe.
Treguar thjesht, por dhimbshëm…

Mbase do të humbisni faqeve të librit duke përjetuar të njëjtat emocione bashkë me djaloshin, tashmë të rritur, që nuk e mposhti dot asnjë dallgë e asnjë stuhi e jetës…

Dy fjale nga vet autori i librit Baki Veshi  :

Quhem Baki Veshi. Kam lindur në Mazhicë të Dibrës, në një vend të bukur, por të varfër, ku skamja qe ulur këmbëkryq, ku njerëzit luftonin fort me dallgët e vështira të jetës pa u gjunjëzuar, krenarë balllëlartë, ku besimi se e nesërmja do të jetë më e mirë u jepte forcë për të ecur përpara.

Isha fëmija i dytë i një familjeje me pesë fëmijë, me dy prindërit që më shumë se me ushqim, na rritën me edukatë dhe me parime të forta për t’u bërë njerëz të mirë, me dy prindër, të cilëve shpesh u mungonin gjërat e domosdoshme për fëmijët e tyre, por kurrë nuk u mungoi dashuria dhe përkujdesja për ta.

Që në moshë të vogël më pëlqente të vizatoj dhe të shkruaj poezi. Në ëndrrat e mia e shihja veten mes të dyjave: piktutës dhe të shkruarit… Por vetëm në ëndrra…
Isha gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur m’u desh t’i mbyllja në sirtar ëndrrat e mia të fëmijërisë e të filloja punën.

Nuk do të isha i sinqertë, nëse do t’ju thoja se nuk ndjeva dhimbje kur i kyça ëndrrat e mia me lot të nxehtë e dhimbje përvëluese… Ishin dy pasione që i dashurova fort që fëmijë, dy pasione që më bënin të harroj mungesën e gjërave më elementare për çdo fëmijë, ishin… bota ime…

Punova shumë fort gjatë gjithë këtyre viteve dhe me gjak e me djersë arrita të jem ai që prindërit e mi deshën për mua (sikurse çdo prind për fëmijën e tij), por ëndrrës sime të fëmijërisë nuk i ika dot.
Ajo më ka pritur me durim gjithë këto vite dhe unë dua të jem besnik. Besova se tani ishte koha që më në fund të hidhja në letër copëza nga jeta ime e vështirë, pra të shkruaja një libër. Nje libër brenda të cilit çdokush mund të gjejë një copëz nga vetja… Në çdo fragment të librit tim kam dashur të shprehem thjesht, por me realizëm, pa zbukurime, pa teprime…
Nuk e kam të vështirë të shkruaj, pasi nuk më nevojitet të vë në punë imagjinatën, por t’u lë rrugë kujtimeve e mendime të rrjedhin të qeta

Shume faleminderit nga Baki Veshi 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: