Aktualitet i ditësDiaspora DibraneFesta dhe EventeLajm pas lajmiLajme nga DibraNë Dibër të MadheRajoniShqipëriaVizito Dibrën

Viti i Ri pa mërgimtarë

Informatat e fundit të cilët i prezantojnë përfaqësues të shoqatave të mërgimtarëve dibran që veprojnë në Itali, Zvicër, Austri, Gjermani dhe disa vende të tjera të Europës, thonë se festat e fund vitit – pjesa dërmuese e dibranëve, do ti festojë jo në vendlindje, por në vendet ku punojnë dhe jetojnë

Vjollca SADIKU

Dibër, 14 dhjetor – Për shkak të pandemisë, ashtu siç ndodhi edhe gjatë sezonit veror, edhe festat e fundvitit në Dibër do ta kalojnë pa prezencën e mërgimtarëve. Përfaqësues të shoqatave të mërgimtarëve dibran që veprojnë në disa vende të Europës, festat e fundvitit do ti festojnë në vendet ku punojnë dhe jetojnë dhe nuk e kanë në plan të festojnë me të afërmit e tyre në vendlindje. Kjo, për shkak të situatës me pandeminë Kovid-19. Gjatë muajve të verës, Dibra ngeli boshë për shkak të mos ardhjes të mërgimtarëve të shumtë që jetojnë në shtete të Europës, por edhe atyre nga SHBA-të. Afër 10 për qind ishte numri i mërgimtarëve të cilët për shkaqe të ndryshme, erdhën në vendlindje dhe gjatë verës ndenjën shumë pak për shkak të prezencës së virusit Kovid-19. Informatat e fundit të cilët i prezantojnë përfaqësues të shoqatave të mërgimtarëve dibran që veprojnë në Itali, Zvicër, Austri, Gjermani dhe disa vende të tjera të Europës, thonë se festat e fund vitit – pjesa dërmuese e dibranëve, do ti festojë jo në vendlindje, por në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Frika nga virusi Kovid-19 është shkaku kryesor për mos ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje për Vitin e Ri 2021. Telashe të shumta me virusin kanë edhe vet mërgimtarët meqë një pjesë e theksuar e tyre ka qenë apo është infektuar nga ky virus i rrezikshëm. Po ashtu, një barrierë e madhe e cila pengon ardhjen e mërgimtarëve në Dibër është edhe numri i madh i personave pozitiv në Kovid-19 që tani më është prezent në qytet disa muaj me radhë. Përfaqësuesit e shoqatave në Itali, të cilët veprojnë në pjesën veriore të vendit – në Veneto, thonë se për shkak të pandemisë, një pjesë e dibranëve janë edhe pa punë, gjë që përkeqëson situatën ekonomike të familjeve që jetojnë në Itali. Aktualisht, të dhënat jozyrtare tregojnë se në Itali aktualisht ka mbi 4 mijë banorë të Dibrës dhe rrethinës. Edhe përfaqësuesit e shoqatave të dibranëve që veprojnë në Zvicër, Austri dhe Gjermani, thonë se vetëm një numër minimal i mërgimtarëve për festat e fundvitit do të vizitojnë vendlindjen.

Përndryshe duhet theksuar edhe faktin se një pjesë e tyre, sidomos ata të Zvicrës – tani më kanë edhe barriera plotësuese meqë nuk mund të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut për shkak të vendimit të Qeverisë zvicerane për mbrojtjen nga Kovid-19. Edhe agjensitë e ndryshme turistike për transport ndërkombëtar të udhëtarëve informojnë se minimal është numri i rezervimeve nga mërgimtarë për kthim në vendlindje. Ata shtojnë se për shkak të kësaj situate, kanë reduktuar edhe linjat e rregullta që kanë nga Dibra për në disa qytete të Italisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Nëse kemi parasysh se edhe mërgimtarët dibran që jetojnë në SHBA e që janë mbi 14 mijë, për shkak të pandemisë – tani më disa muaj kanë anuluar udhëtimet për në Dibër. Mungesa e mërgimtarëve dibranë edhe për festat e fundvitit do të sjell edhe probleme të shumta me xhirot tregtare, të cilët tani më Dibër vite me radhë varen nga devizat që i sjellin mërgimtarët. Pa prezencën e mërgimtarëve, aktiviteti ekonomik i subjekteve tregtare është minimal. (koha.mk)

Source link

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Check Also

Close
Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: