Aktualitet i ditësBota

Video/ Joe Biden bën “live” vaksinën anti-Covid

Video/ Joe Biden bën “live” vaksinën anti-Covid, jep mesazhin e parë: Është thjesht e mahnitshme!

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka bërë live vaksinën kundër koronavirusit. Ai është vaksinuar këtë të hënë, ku siç shihet dhe në video, në krah të tij qëndron bashkëshortja Jill Biden.

Presidenti i zgjedhur është vaksinuar në spitalin ChristianaCare dhe injektimi i është bërë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.

“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve. Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë”, ka thënë Biden pasi ka bërë vaksinën.

Source link (BalkanWeb)

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: