Aktualitet i ditësLajm pas lajmiShqipëria

Bujar Qamili infektohet me Covid-19, shtrohet në gjendje të rëndë në spital

Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid 19, dhe si pasojë e gjendjes së tij të rënduar është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.

Qamili tashmë ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit COVID1.

Këngëtari 57-vjeçar nuk dihet nëse vuan nga sëmundje shoqëruese që mund të kenë çuar në përkeqësimin e tij, ndërkohë që lutjet e të gjithë artdashësve janë që ai ta fitojë sa më parë betejën me sëmundjen.

Albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: