Aktualitet i ditësLajm pas lajmiLajme nga DibraShqipëria

Gjobiten lokalet që PD organizoi takimet në Dibër, reagon ashpër Xhelal Mziu….!

Ne nje nga postime e sotme ne rrjetin e tij facebook vet  Xhelal Mziu shprehet:

Ja linku i origjines se lajmit: Postmi i tij

 

Bandat e Dosjes 184, të qeverisë në ikje nxituan sot të gjobisin me nga 1 milion leke të reja gjithë lokalet e Dibrës të cilat javën e fundit kanë mikpritur takimet e Partisë Demokratike.
Në kundërshtim flagrant me ligjin janë aplikuar gjoba më të larta se xhirua vjetore e këtyre bizneseve në qarkun më të varfër të Shqipërisë, me synimin e qartë dhe të pastër politik se duke i kërcënuar me falimentim do t’i bëjnë shembull për të tjerët dhe do trembin e shantazhojnë dibranët të cilët mezi presin ndryshimin.
E kanë të kotë!
Dibranët as nuk tremben, as nuk shantazhohen dhe as nuk zmbrapsen.
Dy fjalë ju them veglave kriminale të veshur me pushtet.
Të gjitha gjobat e paligjshme do të anullohen menjëherë ne Gjykatën Administrative. Këto qoka politike as njihen si të ligjshme dhe as do njihen si të tilla nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Aktualisht për të gjithë urdhëruesit dhe aplikuesit e gjobave të tilla politike do të bëhet kallzim penal në SPAK, për shpërdorim detyre, nga Partia Demokratike, MENJËHERË !
Edi Ramës dhe xhaçkërave të tij i them se metoda të tilla enveriste kanë për t’u garantuar në qarkun e Dibrës humbjen më të thellë në këto 30 vite!
Nuk ka bandit apo band qeveritare, kriminel apo krim të organizuar qeveritar, policë të inkriminuar apo shef komisariati apo Drejtor policie militant partie, që ta ndal lokomotivën e fitores së Dibranëve dhe shqiptarëve me 25 prill, dhe daljen para drejtësisë të kujtdo që ka guxuar e guxon të shantazhoj qytetarët dhe të tjetërsoj votën e 25 prillit!

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: