Aktualitet i ditësDiaspora DibraneLajm pas lajmiLajme nga DibraPersonalitete dhe ShowBizPolitikëShqipëria

Nga Besnik Alku: Pesho votën dhe jo thesin…!

Një shkrim nga Besnik Alku

Vota ime dhe e jotja nuk vlen thjesht sa një thes miell !

Sot po flitet shumë për fituesin e 25 Prillit, i cili do të jetë dhe qeveria e ardhshme e Shqiptarëve. Kush do fitojë? E din populli thonë, dhe kjo pranohet me buzëqeshje. Pse buzëqeshin për këtë, sepse asnjëherë nuk ka zgjedhur populli thonë. Por e vërteta është ndryshe, populli ka shumë rendësi, vota e tij ka rëndësi…
Pse ka rëndësi???
Vota ime dhe e jotja është më e pushtetshme se Edi Rama dhe gjithë politika, sepse po ta shohësh Edi Ramën dhe gjithë politikanët e tjerë kanë filluar të kërkojnë votën, të lypin votën, të përulen për votën, të servilosen për votën, bëhën palamo për votën, sepse vota jote dhe e imja e bën atë të pushtetshëm dhe fuqishëm nesër.
Vota ime dhe e jotja është më e fortë se gjithë të “fortët” dhe kriminelët që kanë dalë me kobure dhe pa kobure me mbledhë vota, duke hapur lokale për të qerasur, zbresin prej makine dhe të bëjnë respekt, bëjnë një telefonatë me Ministrin duke e sharë dhe ofenduar për të të garantuar se sa i fuqshëm është, të flet në emër të burrnisë dhe miqësisë, sepse nesër të fortë dhe të fuqishëm atë e bën vota ime.
Vota ime dhe e jotja është më e pasur dhe kushton me shumë lekë se pasuria e bossave të firmave dhe kompanive (oligarkëve) që kanë dalë duke mbledhë vota dhe zbresin nga makinat e zeza dhe të bëjnë vizitë në shtëpi, të marrin me të mira, me lajka, me dhurata, duke të ofruar ndonjë vend pune, duke të lënë një 100 euro në kafe, duke të premtuar se për cdo hall e ke atë si garant, sepse nesër ky do të marrë ndonje tender apo koncesion se bleu votat për pushtetin, pra atë të pasur e bën vota ime dhe e jotja.
Vota ime dhe e jotja është me vlera njerëzore dhe mirësie më e lartë se imami apo prifti, gazetari apo artisti, mjeku apo mësuesi që kanë dalë të kërkojnë votë për partinë, sepse me votën tonë nesër ai do të dalë në media, do të drejtojë një television apo institucion kulture, do të mbledhë ndihma, do të drejtojë një spital apo një shkollë, dhe ne përsëri do paguajmë për koncesionet e shëndetit, për shkollën dhe do të shikojmë institucionet kulturore që rrënohen, prandaj vota ime dhe e jotja është më humane se institucionet dhe profesionet humaniste.
Prandaj këtë herë me votën time do të kontriboj për rotacionin që këta që janë për 8-vjet të mos jenë më në pushtet, që mos kenë pushtet, mos na dalin dhe flasin me arrogancë në emër të shtetit që futi në burg qytetarin për një tel drite, ndërsa këta vjedhin me llogari bankare. Pra kundër Edi ramës dhe qeverisjes së tij…
Me votën kundër ketij pushteti, këta të fortët e sotëm nuk do jenë më të fortë, por do të jenë të mërzitur, të inatosur dhe të rrënë prej fiku. Në lokalet e tyre do hyjne vetëm miqtë që kanë rrënë nga pushteti dhe shkojnë të pijnë një kafe qyl, dhe do fillojnë të tregojnë historitë e poshtërsitë e pushtetit. Do qeshin e bëjnë qyfire me dobësinë e miletit dhe poshtërsinë e pushtetit..
Me votën kundër këtij pushteti, do bien edhe shumë mbretëri koruptive dhe bossa të kompanive që do fillojnë të servilosen, lajkatojnë pushtetarin e ri që do vijnë, duke u shtruar darka e bankete, do u blejnë makina dhe apartamente, por përsëri nuk do jenë atje ku ishin, servile të pushtetit dhe një pjesë e madhe nuk do arrijnë të mbijetojnë..
Pra vota ime dhe e jotja nuk qenka thjesht nje thes miell:
Është pushtet,
Është forcë e fuqi;
Është pasuri dhe biznes; dhe
është shoqëri sunduese, dominante dhe humane…
Prandaj mos e shpërdoro, por ndëshko me votën tënde dhe timen….

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: