Aktualitet i ditësLajm pas lajmiPolitikëShqipëria

Efekti i rrjeteve sociale në politikbërje!

Sot “media sociale”, si Facebook apo Instagram, janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik.

Për çdo zgjedhje , roli dhe ndikimi i internetit ka ardhur duke u rritur. Fushatat politike dikur mbështeteshin tek fjalimet, tubimet dhe gazetat për të komunikuar dhe për të motivuar votuesit. Më pas, radioja dhe televizioni bënë të mundur që të flitej me të gjithë, shpejt dhe në të njëjtën kohë. Sot, fushatat mund të përhapin mesazhet e tyre në mënyrë të menjëhershme dhe me komunikim të ndërsjelltë, nëpërmjet të ashtuquajturave “media sociale” të internetit.

Roli i internetit në fushatat politike është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë 20 viteve të fundit. Shërbimi është përdorur për të përhapur mesazhet e kandidatëve,  si dhe për të motivuar votuesit që të jenë aktivë.

“Mënyra se si ne do t’i cilësonin është se Facebooki është mjeti më i mirë për përfshirjen e njerëzve në mënyrë të menjëhershme. Facebook i mundëson bisedat në kohë reale, Facebook-u i përket asaj që ndodh brenda së njëjtës mbrëmje. Duket pak a shumë sikur ngjarja ka ndodhur dhe njerëzit reflektojnë mbi të.

Google fillon rolin e saj ditën e nesërme dhe është në gjendje të krijojë një farë strukture për gjithë atë rrëmujë informacioni, duke ofruar një panoramë të diskutimeve që njerëzit zhvilluan lidhur me ngjarjen.”

Rrjetet sociale gjithashtu u japin votuesve mundësinë për t’iu përgjigjur deklaratave të papëlqyera të kandidatit si dhe situatave të çuditshme që krijohen, të cilat më pas përhapen me shpejtësi në internet.

“Në thelb, kemi të bëjmë me informacion që fillon e qarkullon. Informacioni shpërndahet, përsëritet, jehon. Të njëjtën gjë e shohim me Facebook-un, kur një përdorues ndan me miqtë një lajm të medias në lidhje me diçka që një kandidat ka bërë. Më pas, kjo fillon të përhapet me shumë shpejtësi, derisa përfundon në gazetat më të mëdha, duke u bërë pjesë e titujve kryesorë në të gjithë vendin. Pra, ka një efekt shumë të madh.”

Specialistët e strategjive politike të internetit thonë se qëllimi me mediat sociale është mbledhja e të dhënave nga votuesit, në mënyrë që fushata të mund të personalizohet, duke e bërë kandidatin jo vetëm të njohur, por duke e kthyer në një lloj miku që di dhe kupton problemet me të cilat përballen votuesit dhe që duhen zgjidhur . Kjo, thonë analistët, është politika e individualizuar e sotme dhe e ardhme.

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: