Aktualitet i ditësDiaspora DibraneLajm pas lajmiLajme nga DibraShqipëria

Në përvjetorin e 25- të të zhdukjes së 32 emigrantëve të Dibrës!

Gojart Baruti

nga fshati Grevë/Dibër i cili ka humbur vëllain e tij na shkruan për të na kujtuar 25 vjetorin e kesaj ngjarje tragjike!

Në marsin e vitit 1996, e kujtomë mjaft mirë ikjen e djemve të kësaj zone drejt Italisë e Greqisë sepse ishin kushtet e rënda ekonomike që i detyruan djemtë dhe burrat e kësaj zone që të emigronin jashtë vendit.

Të gjithë familjarët e të zhdukurve prej 9 marsit 1996 janë ankuar pranë autoriteteve të vendit dhe nuk kanë marrë një përgjigje të qartë për fatin e tyre. Urojnë që djemtë e Dibrës të jenë gjallë e sa më shpejt t’u bashkohen familjeve, prindërve, fëmijëve, të afërmve.

Ata ishin kryesisht të rinj në moshë, janë nisur nga qendra e Maqellarës më datë 8 mars, në orët e para të mëngjesit. Shoqëroheshin nga dy persona të krahinës. Kanë paguar nga 500 mijë lekë të vjetra për person, pa pasur u informuar se kur mbërrijnë në Vlorë dhe kush i priste pasi atëherë nuk kishte ndërlidhje telefonike.

Më 11 mars 1996 dëgjuan lajmin e trishtë se gomonia me 32 persona është zhdukur në det. 29 ishin banorë të Maqellarës dhe 3 persona posedonin mjetin lundrues.
Dhjetëra njerëz ishin grumbulluar aty dhe u telefononin njerëzve, të afërm në Itali e Greqi. Me zemër të ngrirë pyesnim për fatin e njerëzve që kishin humbur çdo kontakt me familjarët.
Punonjëset e Postës u thanë se në brigjet e Italisë është gjetur një kufomë. U tha se ajo ishte e S.Çokut. Kur kjo kufomë mbërriti në Maqellarë, as familjarët dhe as të afërmit nuk e identifikuan se i përkiste atij. Askush nuk u interesua të kryente analizat për të faktuar të vërtetën e asaj kufome.

Pasi mësuan lajmin e keq nga punonjëset e Postës, iu drejtuan Komisariatit të Policisë Peshkopi dhe vumë në dijeni zyrtarët e asaj kohe. Personat që kishin kontaktuar të fundit me emigrantët na qetësonin duke u shprehur se ata kanë përfunduar në Greqi. Që asokohe u është thënë se djemtë ndodhen në burgun e Korfuzit. Ata që përhapën këtë lajm e lidhnin me thyerjen e burgut dhe largimin prej aty të 30 të dënuarve. Madje u kanë thënë se aty ndodhej edhe Zani Çaushi. Prej atëherë qarkullon lajmi se djemtë e Maqellarës janë izoluar aty, për të zëvendësuar të larguarit nga qelitë e këtij burgu të sigurisë së lartë.

 

Janë të shumta edhe dokumentaret e lajmet qe janë për për kete humbje te madhe por akoma pa rezultat konkret:
Një media prestigjioze në një emision të Marin Memës zbardhës ngjarjesh të mëdha me kokë e rrënjë në shekuj e në ditët tona, hodhi një fashë drite mbi natën e kobshme të 9-10 marsit 1996 ku u zhdukën pa lënë gjurmë 29 dibranë e me ta edhe 3 skafistë vlonjatë.
Përcjellës në shtyp i ngjarjes me burim Maqellarën, Grevën, Brezhdanin, Bardhaj Reçin e me ndonjë “rrjedhje policore”, me thirrjen:
“Duke uruar që djemtë të kenë arritur shëndosh e mirë në Itali e familjet e kësaj zone të mos shohin gjëmë e kob, Maqellara kërkon të hidhet zyrtarisht dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, të qetësohen zemrat e ngrira të prindërve.”
Ja disa prej tyre

Jane te shumta shkrimet nëpër portale

Nga Abdurahim Ashiku

http://www.panorama.com.al

HESHTJA PËR NJË DHIMBJE QË ÇAU GURIN E DOGJI DRURIN

Dibranët, djem të rinj, bijë nënash e prindër fëmijësh, ishin harruar, ishin tradhtuar…

Të afërmet e tyre mendojnë se ata janë gjallë…
I mbajnë gjallë…

 

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: