Aktualitet i ditësLajm pas lajmiLajme nga DibraNë BulqizëNë PeshkopiPersonalitete dhe ShowBizPolitikëShqipëria

Rezultati surprizë i sondazhit

Përpara 24 orëve hapëm një sondazh publik për të regjistruar preferencat e ndjekësve të faqes sonë për kandidaturat e qarkut të Dibrës. Në sondazh kanë votuar 3212 persona, shifër më e lartë se në sondazhet e tjera që kemi bërë.

Ja edhe dicitura që po qarkullon së fundmi në rrjet për minatorin Elton Debreshi.

Në vend të parë ka dalë minatori Elton Debreshi, i cili në këto zgjedhje hyn si kandidat i pavarur. Elton Debreshi ka marrë 482 vota, ose 15.01% të preferencave. Kandidatët e partive të tjera renditen poshtë tij, ku më i afërti ka 74 vota më pak.

 

I dyti është renditur Dionis Ymeri, ish kryetar i bashkisë se Peshkopisë, i cili e la mandatin e kryebashkiakut për t’u renditur në listën e Partisë Socialiste në Dibër.

Kurse i treti është Spartak Koltraka, aktualisht drejtor i Sigurimeve Shoqerore në qarkun e Dibrës. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Spitalit Rajonal të këtij qyteti, dhe gëzon besueshmërinë e qytetarëve në të gjitha postet drejtuese ku ka shërbyer.

Ndërsa Xhelal Mziu, i pari i listës së Partisë Demokratike, është renditur i gjashti në këtë sondazh me 357 vota.

Fitorja e një sindikalisti të hequr nga puna është tregues se partitë e vjetra po e humbin mbështetjen e qytetarëve. Nëse vota e qytetarëve të Dibrës do të shkojë njëlloj si sondazhi, kjo do të përbënte befasinë më të madhe të këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu do të ishte një ogur i mirë për të tjerë njerëz të punës që të provonin të përfaqësonin me dinjitet komunitetin e tyre.

Ja edhe linku ku mund te shikoni rezultati e këtij sondazhi

https://strawpoll.com/fo9w1h457

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: