Aktualitet i ditësLajm pas lajmiLajme nga DibraShqipëria

Skavica, miratohet kontrata!

Skavica, miratohet kontrata/ Qeveria zgjedh një kompani amerikane për hidrocentralin!

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit projektligjin për kontratën me kompaninë Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një projekt madhor që do të mbështetet me 500 milionë dollarë nga qeveria amerikane për ndërtimin e tij. Sipas projektligjit, kontrata do të ndahet në dy faza, ku faza e parë përfshin atë përgatitore dhe propozimin e kompanisë tek autoriteti kontraktues, ndërsa faza e dytë e kontratës konsiston në projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre energjetike. Pas prezantimit të projektit të Skavicës në qershor, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kith Krack nënshkruan në Tiranë një memorandumin bashkëpunimi në tetor të vitit të kaluar, ku dakordësuan që kompania Bechtel krahas projektimit dhe ndërtimit do të mundësonte edhe financimin e projektit përmes kredisë së butë prej 500 milionë dollarë.

Me ndërtimin e kësaj vepre energjetike, qeveria parashikon t’i japë zgjidhje problematikës së përmbytjeve në zonat e fushë Shkodrës, ndërsa synon ndër të tjera të ulë varësinë e importit të energjisë elektrike dhe të shndërrojë vendin në fuqi eksportuese në rast se Skavica rezulton një projekt i suksesshëm.

Lajm i huazuar nga Top Channel

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: