Aktualitet i ditësLajm pas lajmiLajme nga DibraPolitikëShqipëria

Xhelal Mziu me kalë në Dibër: Prej 4 ditësh nuk ka energji, celularët i karikojnë në qytet

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ka udhëtuar ditën e sotme drejt Majës së Ilnicës. Mziu thotë se i është dashur të bëjë më shumë se dy orë rrugë në këmbë për të mbërritur atje ku sipas tij njerëzit janë larguar nga mungesa e shtetit.

Ai ka publikuar foto me disa banorë të zonës ndërsa ka bërë edhe një pjesë të rrugës me kalë.

Mziu shprehet se ky fshat është 9 km larg qytetit, por i lënë në harresë nga bashkia, ku prej katër ditësh nuk ka as energji elektrike.

Ai shprehet se banorët kanë zbritur në qytet për të karikuar celularët. Ish-kryebashkiaku i Kamzës shton se kjo do të marrë fund më 25 Prill, duke theksuar se qeveria Basha ka në programin e saj mbështetjen për infrastrukturën, mbështetje për bujqësinë, investime në infrastrukturën turistike.

Source link

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: