Aktualitet i ditësLajm pas lajmiPolitikë

Ky është exit polli i fundit: Fiton bindshëm opozita

Kryeministri Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste kanë humbur zgjedhjet. Shqipëria sot ka votuar për përbërjen e Kuvendit të ri dhe sipas burimeve të Gazetës Express fitore ka shënuar opozita.

Sipas këtyre të dhënave në Shkodër PD merr 6 mandate, PS tre, LSI një dhe PSD një mandat.

Në Kukës PD merr dy mandate ndryshe prej PS që ka fituar vetëm një.

Në Dibër sërish në avantazh ndodhet PD me tre mandate në krahasim me tre mandate të PS.

Edhë në Lezhë situata është e ngjashme, PD prin me pesë mandate ndryshe prej PS që ka marrë vetëm dy.

Në qarkun e Durrësit PD ka dalë fitimtare me shtatë mandate, PS gjashtë dhe LSI një.

Në Tiranë PD ka marrë 17 mandate, PS 16 dhe LSI tre.

Ndërkohë në Elbasan PS ka shtatë mandate përkundër PD me gjashtë dhe LSI një.

Në Fier PS ka marrë tetë mandate, PD shtatë derisa LSI një.

Në Berat prin PS me katër mandate, PD me dy dhe LSI me një.

Në Korçë PD dhe PS kanë marrë nga pesë mandate derisa LSI vetëm një.

PS prin në Vlorë me shtatë mandate, PD me katër dhe LSI po me një mandat.

Në Gjirokastër PS ka marrë dy mandate dhe PD po dy.

Sipas këtyre shifrave PD ka fituar 66 mandate përkundër PS me 63. Ndërkohë LSI e Monika Kryemadhit do të ketë 10 deputetë në parlament. PSD do të përfaqësohet në Kuvend me vetëm një deputet.

 

Huazuar nga  http://www.gazetaexpress.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: