AktualitetAktualitet i ditësBotaLajmi i fundit

180 numri i viktimave në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës

Ka shkuar në 180 numri i viktimave në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës, nga përmbytjet katastrofike.

BBC raporton se shumë persona janë të zhdukur dhe që numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Ndërkohë, banorët në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës të prekur më keq nga përmbytjet e fundit kanë filluar detyrën e madhe të pastrimit të lagjeve të tyre, nderkohe që ujërat kanë filluar të tërhiqen.

Shkalla e dëmit po bëhet e qartë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë viktima.

Përmbytjet vazhduan të bënin kërdi në pjesë të Evropës edhe të shtunën.

Ekipet e emergjencës shpëtuan njerëzit nga shtëpitë në rajonin austriak të Salzburgut, ku ujërat e përmbytjes vërshuan rrugët e një qyteti.

Ndërkohë në Gjermani, shqetësimi u zhvendos në jug në rajonin e Bavarisë së Epërme, ku shirat e mëdha vërshuan bodrumet dhe rrugët.

Në Gjermaninë Perëndimore autoritetet thanë që diga Steinbachtal mbeti në rrezik prishje dhe banorët u evakuuan nga shtëpitë në rrjedhën e poshtme.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimin e klimës për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.

Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale.Source link © SYRI.net

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Translate »
%d bloggers like this: