Aktualitet i ditësLajme nga DibraLajmi i funditPolitikë

29 Nëntor! Rama njofton hapjen e Rrugës së Arbërit: Gëzuar Shqipëri! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e 29 Nëntorit, 77 vite nga Çlirimi i Shqipërisë nga forcat fashiste italiane dhe gjermane.

Kryeministri ka postuar në Facebook videon nga Rruga e Arbërit e cila u hap sot, duke inaguruar një ndër projektet më të mëdha në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

Shqiptarët sot festojnë  77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore, ku Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Ndërkohë në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Në këtë 77 vjetor të Çlirimit pritet që krerët më të lartë të shtetit të bëjnë homazhe tek Dëshmorët e Kombit./albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: