Lajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

6 MARSI/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së prezanton kandidatët që do garojnë në Primare për 6 bashki

Share

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka përpiluar listën e kandidatëve që do të garojnë në votimet për Primare në gjashtë degët e partisë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kështu, kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë Behar Dema, ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Kryemadhi, arsimtar. Ndërsa, për të kandiduar për të parin e Durrësit do të garojnë, Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali, IT.

Në Lushnje do të garojnë në primare, Arben Zaimi, jurist, Elton Bano, avokat, Eurion Iljazi, mësues i edukimit fizik dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues i edukimit fizik. Për Rrogozhinën, kandidatët janë Eqerem Deliu, ekonomist, Hajrulla Tafa, mësues, Hekuran Xhani, mjek veterinar, Sokol Gosa, mësues histori-gjeografie , Vladimir Manushi, mjek dentist.

Për primaret e Shkodrës, grupi i ish-kryeministrit do kandidojë Alfred Kocobashin, jurist, Arben Maliqi, po ashtu jurist, Astrit Bushati, jurist, Bardhi Sphia, mjek, Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Alushi, pedagoge matematike.

Dhe së fundmi, për Vorën do të garojnë inxhinieri Luan Gani dhe ekonomisti Lulzim Vrana.

Ajo që bie në sy është mungesa e emrin të kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi tek kandidatët e Shkodrës, edhe pse pritej që ajo dhe Bardh Spahia të ishin dy favoritët për të marrë vendin e parë në primare.

Vijon…/abcnews.al/

 

Back to top button