Aktualitet i ditësLajme nga DibraLajmi i funditShqipëria

Aksident i rëndë automobilistik në Bulqizë, humbet jetën 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Trebisht të Bulqizës, ku rreth orës 17:00 të kësaj të mërkure, një makinë, ka rënë disa metra poshtë rrugës, e si pasojë ka ndërruar jetë një 17-vjeçar, si dhe është dëmtuar rëndë një tjetër 20 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./bulqizaime.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: