Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëri

Aksident në Dibër

Share

Aksident i rëndë në aksin Klos-Burrel, automjeti përplas për vdekje kalimtarin, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Klos – Burrel pasditen e sotme. Një automjet që lëvizte nga Dibra drejt Tiranës dhe që drejtohej nga një 73-vjeçar i cili udhëtonte me bashkëshorten ka përplasur një kalimtar në afërsi të urës së Shul Batrës.

Kalimtari i identifikuar si Bajram Muça, 70 vjeç pas përplasjes është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta në trup. Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajm i fundit i huazuar nga http://www.lajmifundit.al

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button