Agjensi turistikeAktualitetLajme nga DibraPersonalitetePolitikëShqipëria

AMERIKË ! KU DO I ÇOSH DYZETMIJË DIBRANË?

Nisin reagimet e para

Dibrani i njohur  Abdurahim Ashiku reagon ne faqen e tij ne Facebook  per ndertimin e Skavices :

AMERIKË ! KU DO I ÇOSH DYZETMIJË DIBRANË?

Sarkazem
Lajmi u dha…
Jo me gojë si Rama din të llapë…
As në efir…
I shkruar…
E zezë mbi të bardhë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërtojnë Hidrocentralin e Skavicës…
Do të mbysin 65 kilometra katrore tokë, ara nga më pjelloret në Shqipëri, pyje e kullota.
Do të shkulin themelesh dyzetmijë familje dibrane…
Me pleq, plaka, burra, gra, fëmijë…
Me lopë, kuaj, dele, gomarë, pula, dhi…
Me varre të parësh që ranë në beteja që Serbo-Jugosllavia të mos dalë në:
Drinin e Zi…
Qafën e Buallit…
Qafën e Murrës…
Qafën e Mërkurthit…
Për të vazhduar drejt Durrësit e Shëngjinit…
Skavicën mund ta ndërtonte Enveri…
Ta mbyste Dibrën…
Një Dibër tjetër të ndërtonte…
Siç ndërtoi Ulzën në Mamurras, Kukësin në Fajza, Darëzezën në bregdetin e Fierit…
Nuk e ndërtoi…
Nuk e ndërtoi as italiani, as kinezi, as…
I trembeshin Dibrës…
Amerika do ta ndërtojë…
U tha me germa të zeza mbi letër të bardhë.
Amerika nuk i trembet Dibrës…
E shpërngul me të gjitha…
Shkul nga vendi dyzetmijë familje dibrane…
Me pleq, plaka, burra, gra, fëmijë…
Me lopë, kuaj, dele, gomarë, pula, dhi…
Dhe i ngul në… Amerikë…
Pak toka ka Amerika…
…në Alaskë?
Rruga është e hapur…
Mjafton lëshimi i vizave…
Dhe Alaska hap dyert e vilave…

* * *

Passhkrim: Dibranët, më shkruante më 14 shkurt 2010 Argëtim Fida – kryetar i komunës së Dibrës në Maqedoni, nga ndërtimi i liqenit artificial të Shpiles nuk panë asnjë gjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 hektarë të tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane.
Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfitohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën. (Marrë nga libri: “PO DIBRËS! JO SKAVICËS”, faqe 162-163)
Abdurahim Ashiku
3 tetor 2020

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: