Informacion TuristikLajme nga DibraPërditshmëriPeshkopiShqipëriaVisit Diber

Amfiteatri i Mushavecit në Dibër

Share

Amfiteatri i Mushavecit.
Zona e Dibrës gjithmonë më është dukur mistike , enigmatike e mbushur plot e përplot më histori , dhe sa herë kërkon nëpër viset e saj është e pamundur mos përballesh më gjëra të reja.
Ndodhemi në Qytezen e Belloves , një qyteze e banuar në dy periudha historike 1)periudha prehistorike ,2) antikja e vonë.
Pikërishtë në lindje të kësaj qyteze, aty ku mbaron kodra dhe ku është rruga me e lehtë për të të shpierë në këtë vend historik , unë mendoj se kemi te bëjmë më një Amfiteater.
Nuk di ta dalloj pasi unë nuk jam i fushës së arkeologjisë nëse është ndërtuar nga dora e njeriut , apo është një Amfiteater natyror . Dukë qenë një njohës i mirë i zonës hedhi dyshimin dhe insistoj që në këtë zonë të bëhen studime nga organet përkatëse pasi ka qenë dhe është një sit arkeologjik qe na ofron fakte ,zbulime , histori e plotë gjëra të reja. Të dali ne pahë e verteta si do që te jëtë ajo. Jam i gatshëm për bashkëpunim me. çdo institucion për ta çuar deri ne fund te verteten rreth ketij zbulimi gjithmon sipas mendimit tim.


Fotot dhe vidieoja janë pamje të eksluzive dhe është hera e parë që bëhen publike me lejen e pronarëve që e zotërojnë këtë parcelë toke.

Shkrim nga Drin Vlesha

Një kafe nga ju!

Back to top button