Përditshmëri

Analizë nga Përparim Spahiu

Realiteti ekonomik ne vend.

Share

Parashikimi i Bankës së Shqipërisë se mungesa e fuqisë punëtore do të sjelli rritje të pagave më duket thjesht teorik dhe qasje jo korrekte për një institucion të pavarur.

Emigrimi masiv i shqiptarëve nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë element pozitiv për vendin.

Politikat e taksave të larta, çmimi i lartë i energjisë, korrupsioni në nivelet më të lartë i administratës tatimore, raportet negative të të bërit biznes, kthimi në një vend me risk të lartë të pastrimit të parave kriminale që çon në konkurencë të pandershme, mungesa totale e politikave stimuluese të prodhimit, janë disa nga faktorët që kanë vënë në vështirësi ekstreme ekonominë tonë.

Jemi në trend rënës të rritjes ekonomike, drejt një stanjacioni të frikshëm, e për pasojë dhe një kërkese të ulët për fuqi punëtore.

Biznesi i vogël dhe i mesëm, si punëdhënësi kryesor në Shqipëri, është në kushtet e mbijetesës e për pasojë nuk e ka mundësinë e rritjes së pagave.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button