LOKALEOJQ dhe OJFSocial Kulturore

Ardhmëria Dega Diber

Mirësi dhe begati

Share

Te nderuar miq!

Ju urojmë mirëseardhjen në Shoqatën Kulturore Ardhmëria – Dega Dibër

Historiku
Shoqata kulturore “Ardhmëria” u themelua zyrtarisht më 15 nëntor të vitit 2001, si një organizatë jofitimprurëse që vepron në kuadër të parimeve dhe normave rë rendit juridik të Republikës së Shqipërisë dhe që respekton të drejtën
ndërkombëtare.

Megjithatë, fillesat e punës studentore dhe përçimi i frymës që më pas do të trupëzohej në misionin e shoqatës është më i hershëm se kaq.

Qysh nga krijimi i shoqatës, objektivat e saj ishin të prekshme dhe dëshira e brezit te parë të aktivistëve për ti parë ato objektiva ne realitet, ishte e madhe.

Ndër vite shoqata vazhdimisht ka zgjeruar boshtin e aktiviteteve dhe nismave të saj shoqëruar kjo paralelisht edhe me rritjen e numrit te përfituesve të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë. Shoqata ka ndryshuar disa herë selinë e saj për t’ju përgjigjur kërkesave gjithmonë e në rritje të studentëve dhe të interesuarve që ndjekin aktivitetet e saj si dhe për te plotësuar nevojat e brendshme për administrim efektiv dhe në kushte sa më të përshtatshme. Stafi i shoqatës është shtuar dhe cilësia e administrimit të projekteve të ndërmarra nga shoqata është
përmirësuar, falë një përvojë të çmuar që më shumë se 10 vjeçare.

Veprimtaritë

Takime
* Kurse fetare
+ Trajnime Profesionale
• Seminare
+ Simpoziume
* Ekskursione
+ Vlerësime (maturantë / studentët më të suksesshëm)
+ Kampingje
+ Udhëtime jashtë shtetit
+ Mbështetje me bursë
• Promovime
+ Aktivitete sportive
+ Aktivitete festive
+ Kalendari vjetor enciklopedik
+ Publikime në internet
+ Dokumentare shkencorë, spote sensibilizuese
Fushata sensibilizuese

> MISIONI
Kultivimi i vlerave universale në shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë tek të rinjtë si projektues të së ardhmes dhe rimëkëmbës.
të trashëgimisë islame.

> Vizioni

Një shoqëri e drejtë dhe e ekuilibruar, ku mbizotërojnë vlerat shpirtërore, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjelltë.

> Qëllimi
Mundësimi i një modeli të qëndrueshëm moral përmes përçimit të dijes dhe forcimit të traditës islame në arritjen e lartësimit shpirtëror dhe reflektimit të tij në shoqëri.

Objektivat
1-Të kontribuojë në përtëritjen e besimit në një Zot dhe në pasurimin
e vlerave morale tek populli dhe posaçërisht tek rinia shqiptare.
2-Të kontribuojë ne ngritjen akademike dhe aftësimin profesional të rinisë shqiptare.
3- Të nxise intelektualët shqiptare për t’u angazhuar realisht
në rizgjimin dhe forcimin e vetëdijes kombëtare.
4-Të kontribuojë në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit urban.
5-Te kontribuojë në zhvillimin e mundësive dhe alternativave
që i shërbejnë kultivimit të vlerave universale të lirive dhe të të drejtave të njeriut.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button