Lajme nga DibraLOKALEPërditshmëri

Asnjë ndihmë për 150 punonjësit e hoteleve dhe 100 familjet akomoduese pranë Llixhave në Peshkopi

Nga Luan Haka

Share

Nga Luan Haka

Qeveria i kushton rëndësi propogandës, por biznesi është më në veshtirësi së kurrë dhe nuk po e ndjen ndihmën e ekzekutivit. Jo vetëm nuk ka paketa lehtësuese si në rajon, por as pagën siç pëlqen ta quaj Rama të “luftës” nuk e kanë dhënë ende. Si në të gjithë Shqipërinë që biznesi dhe të vetëpunësuarit përballen me këtë problem edhe në Dibër po ndodh që strukturat hoteliere dhe të vetpunësuarit nuk e kanë marrë pagesën e  premtuar.
Akomodimi në Qendrën Banleare Peshkopi është 90% privat dhe pret çdo vit qindra pacientë duke i sjellë vendit dhe pushtetit vendor fitime të konsiderueshme. Biznesi privat ka investuar shumë në hoteleri dhe aktualisht pranë “Llixhave Peshkopi”, funksionojnë 15  hotele me kushte optimale për pushuesit, si dhe rreth 100 familje ushtrojnë biznesin familjarë, me dhoma të pajisura më së miri dhe gjithësej janë të regjistruar mbi 3000 shtretër. Numri i të punësuarve në hoteleri dhe bizneset familjare arrin mbi 150.
Situata me virusin Covid-19 ka sjellë jo pak probleme në zhvillimin normal të aktiviteteve pothuajse në çdo sektor. Hotelet dhe bizneset familjare që burim kryesor kanë “Llixhat” është pezulluar për këtë sezon dhe nuk kanë asnjë rezervim për sezonin e ardhshëm, gjë e cila e rëndon shumë ekonominë e këtyre banorëve. Pavarësisht taksave të rregullta askush nuk po iu jep një përgjigje pronarëve të hoteleve që praktikisht po falemintojnë. Rreth 150 punonjes të këtyre hoteleve prej dy muajsh nuk kanë përfituar asnjë pagë, madje as “pagën e luftës” që qeveria po e propogandon me të madhe. Janë 150 familje që padrejtësisht po vuajnë për bukën e gojës.

Per  https://startnews.news/Autori eshte sekretar i deges se PD, Diber

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button