AktualitetAktualitet i ditësArsim dhe KulturëDonacione dhe KontributeFesta dhe EventeLajme nga DibraNë PeshkopiPersonaliteteShqipëriaSport dhe Fitnes

“Aty ku e nisi” Defrim Methasani

Një jetë dedikuar vendlidjes

Sot ne Peshkopi gazetari i njohur sportiv Defrim Methasani u rithkye sërish aty ku e nisi, në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” .

Aty ku nisi të luaj, por dhe të shkruaj. Rikthehet aty ku filloi futbollin dhe atletikën, në klubin “Korabi”, aty ku nisi të shkruaj në gazetën lokale “Ushtima e Maleve” dhe në gazetën “Sporti Popullor”, aty ku nisi të bashkëpunoj me radio Tiranën dhe televizionin shqiptar për rubrikën sportive.

Rikthehet në shenjë mirënjohje, për ti mbështetur dhe gëzuar ata djem dhe vajza të paktën një ditë, një ditë e kthyer në festë me kupa, medalje, dedikime dhe 50 uniforma dhuratë, por dhe bazë materiale, kjo fale edhe miqve të tij që e mbështeten.

 

Pas 36 vitesh i tha faleminderit shkollës, por dhe ish mësuesëve dhe stafit që e edukoi dhe përgatiti. Ndaj vendosi ta bëj këtë gjest, si respekt dhe mos harresë për atë çfarë mori prej aty… Faleminderit stafit pedagogjik dhe drejtoreshës Alma Selami që mirpriti idenë e tij, por dhe miqve e mbështesin vazhdimisht në ide të tilla.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: